Home / Lajme / Maqedoni / Zhelinë, ndihma për 380 familje të rrezikuara sociale

Zhelinë, ndihma për 380 familje të rrezikuara sociale

25 dhjetor-Ky aksion humanitar në këtë rajon organizohet për herë të tretë gjatë këtij viti, këto ndihma janë ndarë për 380 familje nga vendbanime të ndryshme të kësaj komune dhe aksioni kap vlerën e përgjithshme prej 3 mijë eurosh.

Komuna e Zhelinës sot ka ndarë mjete me pako ushqimore për familjet e rrezikuara sociale dhe personat me nevoja të veçanta.

Ky aksion humanitar në këtë rajon organizohet për herë të tretë gjatë këtij viti, këto ndihma janë ndarë për 380 familje nga vendbanime të ndryshme të kësaj komune dhe aksioni kap vlerën e përgjithshme prej 3 mijë eurosh.

“Komuna e Zhelinës sot është duke e realizuar fazën e tretë dhe të fundit të aksionit humanitar për vitin 2014, me shpërndarjen e pakove me artikuj elementar ushqimor dhe higjienik për familjet të cilat kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, si dhe personat pa përkujdesje familjare. Gjatë vitit 2015, përmasat e këtij aksioni humanitar do të kenë një përfshirje më të gjerë, e cila është edhe e planifikuar në buxhetin e Komunës së Zhelinës për vitin 2015”- deklaroi shefja e Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Zhelinës, Magfirete Mujovi-Neziri.

Familjet që përfituan nga këto ndihma janë falënderues ndaj komunës dhe të gjitha firmave që u kyçën në këtë projekt.

“Faleminderit shumë prej kryetarit, mirë është”- tha një qytetar.

“Desha të them mirë është shumë ajo që e bëjnë këtë ndihmë, çka me thënë tjetër, kjo do të na ndihmojë shumë”- theksoi një qytetar.

“Unë kam pranuar ndihma dhe jam shumë i kënaqur. Kryetari i komunës, mua si njeri invalid më ka lëshuar ujin pa pagesë”- u shpreh një qytetar.

Nga Komuna e Zhelinës theksuan se përkrahja e këtyre rasteve sociale edhe në të ardhmen do të mbetet pjesë e rëndësishme e agjendës së punës, por padyshim që kjo ndihmë është si rezultat i gatishmërisë dhe vullnetit pozitiv të disa kompanive të Komunës së Zhelinës, për ta përkrahur këtë aksion humanitar.

Nga komuna shpresojnë që numri i këtyre kompanive do të rritet në të ardhmen dhe do të munden të ndihmojnë më shumë familje të rrezikuara sociale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *