Home / Lajme / Maqedoni / Zv/presidentja e Vietnamit për vizitë në Maqedoni

Zv/presidentja e Vietnamit për vizitë në Maqedoni

2 dhjetor–Republika e Maqedonisë vazhdon të ketë politikë të jashtme përgjegjëse dhe aktive, politikë të sinqeritetit ndaj të gjithëve, e cila është e kompletuar me integrimet evropiane dhe euroatlantike të shtetit tonë. Duke i përparuar miqësitë e vjetra me shtetet e botës, ndërtojmë edhe të reja, në interes të qytetarëve të Maqedonisë, thonë nga Kabineti i presidentit.

Presidenti Gjorge Ivanov sot do të jetë nikoqir i zëvendëspresidentes të Republikës socialiste të Vietnamit Ngujen Ti Zoan, e cila do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, shefi i shtetit do të ketë takim tet-a-tet me Zoan, ndërsa delegacionet e të dy shteteve do të mbajnë mbledhje plenare.

Zoan do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanovski.

Shkak për vizitën është thellimi i bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët mes të dy shteteve, si dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik.

-Republika e Maqedonisë vazhdon të ketë politikë të jashtme përgjegjëse dhe aktive, politikë të sinqeritetit ndaj të gjithëve, e cila është e kompletuar me integrimet evropiane dhe euroatlantike të shtetit tonë. Duke i përparuar miqësitë e vjetra me shtetet e botës, ndërtojmë edhe të reja, në interes të qytetarëve të Maqedonisë, thonë nga Kabineti i presidentit.

Impuls në marrëdhëniet e tërësishme mes të dy shteteve dha vizita zyrtare e parë nga pavarësia, vizita e ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, në nëntor të vitit 2012 në Vietnam, që ishte mundësi për prezantimin e Republikës së Maqedonisë në rajon në të cilin jemi pothuajse të panjohur, veçanërisht si destinacion i mundshëm i biznesit dhe partner tregtar. Si rezultat i këtij aktiviteti, vijon vizita zyrtare e Republikës së Maqedonisë nga zëvendëspresidentja e Republikës Socialiste të Vietnamit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *