Home / Lajme / Maqedoni / 100 foshnja shqiptare vdesin, shkaku ndotja e ajrit në Tetovë

100 foshnja shqiptare vdesin, shkaku ndotja e ajrit në Tetovë

Shkup, 15 janar- Mjekët e Tetovës po heshtin zbulimin më makabër që po ndodh në historinë e këtij qyteti.

Shkup, 15 janar- Mjekët e Tetovës po heshtin zbulimin më makabër që po ndodh në historinë e këtij qyteti. Vetëm gjatë vitit të fundit në këtë qytet mbi 100 foshnja kanë vdekur nga gratë shtatëzëne shqiptare, raporton Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”. Këta foshnja kanë vdekur nga abortet spontane pa dëshirën e nënave shtatëzëne.

Disa mjekë të kontaktuar nga “Zhurnal” për shkak të reperkusione nga institucionet shtetërore nuk dëshirojnë të publikojnë emrin dhe këta shifra, po pranojnë se shkak kryesor për abortet spontane është ajri tepërt i ndotur në Tetovë.

“Paramendoni një nënë shtatëzane thithë ajrin ku më shumë ka monoksid karbon, me atë ajr e ushqen foshnjën në mitrën e saj. Dihet si është përfundimi. Foshnja vdes para kohe që ne si mjek i shohim çdo javë me eho aparat”, citohet një mjek nga Tetova.

Mjekët nga ky qytet pranojnë se ka raste të shumta të aborteve spontane. Mirëpo askush nuk ka evidencë të saktë zyrtare sa sa aborte janë, pasi pacientet vendosin personalisht se ku të bëjnë kiretazhin(pastrim të fetusit) nëpër spitalet shtetërore apo në ato private./zhurnal

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *