Home / Lajme / Botë / 2014-ta, viti i përgjakshëm në Siri, mes të vrarëve 3500 fëmijë

2014-ta, viti i përgjakshëm në Siri, mes të vrarëve 3500 fëmijë

2 janar-Shumica nga viktimat e vitit që lam pas, sipas tyre, kanë qenë lufëtarë, 17 mijë xhihadistë, 15 mijë e 747 pjesëtarë të forcave rebele si dhe 22 mijë e 627 pjesëtarë të trupave të regjimit dhe milicisë. Në Irakun fqinj, qeveria ka njoftuar se gjatë vitit 2014 janë vrarë të paktën 15 mijë njerëz

Viti që lamë pas, 2014 ka qenë viti më i përgjakshëm në Siri që prej nisjes së luftës në 2011, pasi konflikti i mori jetën më shumë se 76 mijë sirianëve.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka regjistruar 76 mijë e 21 njerëz të vdekur gjatë vitit 2014. Observatori ka njoftuar se nga 18 mijë civilët e vrarë gjatë vitit 2014 në Siri, 3 mijë e 501 prej tyre janë fëmijë.

Shumica nga viktimat e vitit që lam pas, sipas tyre, kanë qenë lufëtarë, 17 mijë xhihadistë, 15 mijë e 747 pjesëtarë të forcave rebele si dhe 22 mijë e 627 pjesëtarë të trupave të regjimit dhe milicisë. Në Irakun fqinj, qeveria ka njoftuar se gjatë vitit 2014 janë vrarë të paktën 15 mijë njerëz.

Ekstremistët e grupit militant Shteti Islamik kanë marrë nën kontrollë hapësira të mëdha të të dyja vendeve.

Përballë kësaj situate Rusia i ka bërë thirrje përfaqësuesve nga opozita siriane, të vizitojnë Moskën dhe të takohen me zyrtarë të qeverisë së Bashar al-Asad.

Një figurë opozitare siriane, ka njoftuar se 28 liderët e opozitës siriane e kanë pranuar një ftesë të tillë nga Moska.

Në mesin e të ftuarve janë edhe udhëheqësi i koalicionit kombëtar sirian, Hadi al-Bahra si dhe dy ish-udhëheqësit e koalicionit, Moaz al-Khatib dhe Abdel Basset Sida.

Që nga nisja e luftës në vitin 2011 në Siri janë vrarë më shumë se 200 mijë njerëz.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *