Home / Lajme / Maqedoni / 56 vjecari qe u gjet i vdekur te enjten eshte tetovari Refet Kadrija

56 vjecari qe u gjet i vdekur te enjten eshte tetovari Refet Kadrija

24 Janar – Sipas policisë së Tetovës, bëhet fjalë për 56 vjeçarin Refet Kadrija, i cili që ditën e martë ishte shpallur i zhdukur dhe autoritetet policore ishin vënë në kërkim të tij.

Të afërmit dhe miqtë e viktimës së 56 vjeçarit tetovarë Refet Kadrija janë në shok dhe të tronditur, pasi ai u gjet i vdekur të enjten pasdite në një rrugë në afërsi të autostradës Gostivar – Tetovë.

Miqtë dhe të afërmit e tij për gazetën “Utrinski” thonë se ai ishte njeri i ndershëm, burrë dhe babai i tre fëmijëve, i respektuar përreth, i punësuar si përkthyes i gjuhës çeke në institucion me reputacion ndërkombëtar, dhe është qëlluar me nje plumb në kokë dhe nje ne stomak.

Policia është ende duke mbledhur dëshmi për rastin. Për të afërmit e Kadrisë, i cili të martën u raportua i zhdukur, nuk ka dyshim se ai u vra.

Ata duan që policia të gjej se kush dhe pse kanë kryer krimin.

Sipas informatave të policisë, 56-vjeçari nga Tetova është gjetur i vdekur në zonën e “Tumçevishtë” të enjten rreth orës 12:30 në një rrugë në afërsi të autostradës Tetovë – Gostivar.

“Tek trupi i të ndjerit janë vërejtur dy plagë. Me urdhër të prokurorit të qarkut, trupi është transferuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar për autopsi. Janë ndërmarrë masa për të pastruar ngjarjen, “thuhet në buletinin e policisë.
Perndryshe i ndjeri u varos sot ne varezat e Tetoves, ne prani te nje numri te madh te qytetareve te Tetoves. Vdekja e tij mbetet mister.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *