Home / Lajme / Rajon / A do të radikalizohen pozicionet e Greqisë për kontestin e emrit?

A do të radikalizohen pozicionet e Greqisë për kontestin e emrit?

27 Janar – Sipas gazetës greke “Kathimerini”, pozicioni i partisë Grekët e Pavarur është që Maqedonia duhet të mbajë një emër brenda të cilit nuk do të jetë fjala “Maqedoni”.

Athinë, 27 janar – Qeveria e re greke do të vazhdojë politikat e njëjta, në raport me kontestin e emrit, dhe madje mund t’i radikalizojë ato.

Kjo lihet të kuptohet nga marrëveshja e koalicionit mes SYRIZA-s dhe partisë Grekët e Pavarur.

Kjo e fundit ka premtuar se do të mbështesë politikat ekonomike të SYRIZA-s, me kusht që në çështjet e politikës së jashtme të zbatohen politikat e saj.

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, pozicioni i partisë Grekët e Pavarur është që Maqedonia duhet të mbajë një emër brenda të cilit nuk do të jetë fjala “Maqedoni”.

“Burime të Grekëve të Pavarur thonë se SYRIZA do t’i respektojë vijat e kuqe të partisë, në lidhje me politikën e jashtme dhe çështjet nacionale”, shkruajnë mediet greke.

Qeveria u formua madje që dje, vetëm një ditë pas zgjedhjeve.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *