Home / Lajme / Maqedoni / A duam pushtet ne shqiptarët në Maqedoni ?

A duam pushtet ne shqiptarët në Maqedoni ?

27 Janar – Çka do të bëj sot? Çka bëra sot? A vlejta sot në punën time si administrator? A isha në shërbim të njerëzve të cilët u drejtuan në zyrën time? shkruan Rexhep Bilalli administrator publik nga Tetova

A duam pushtet na shqiptarët në Maqedoni
Çka do të bëj sot? Çka bëra sot? A vlejta sot në punën time si administrator? A isha në shërbim të njerëzve të cilët u drejtuan në zyrën time? A e plotësova raportin ditor të punës? A e arsyetova me kontributin tim vlerën e rogës që më paguhet?
Këto janë pyetjet që duhet të më preokupojnë mua dhe bashkë-kolegët e mi si puntorë (referenta) në administratën publike, si në të hyrat publike, sigurim shëndetsor, sigurim social,postë ,bankë ,gjeodezi, entin për punësim , evidenca amë, arsim , spital e tjerë me radhë. Sa jemi të vetëdijshëm në këto veprime ne si popull duke pas parasyshë se të ardhurat (rrogat) janë rezultat i pagesave që bëjnë njerëzimi në formë të tatimit, kontributeve, taksave për shërbime të ndryshme nëpër sportele, që do të thotë populli finanson administratën publike shtetërore me qëllim të plotësimit të nevojave të veta. Poqese nisemi nga arsyeja se nëpunësi është në shërbim (argat ) të qytetarit dhe t`i ofrohet atij shërbim profesional dhe korekt , atëherë do ta ndjejmë pushtetin , duke i dalë zot karigës apo sportelit administrativ me përmbushje të obligimeve dhe detyrave , sepse pushteti ashtë në mjediset e popullit , aty ku zhvillohet jeta , në bazë, e që pastaj të koordinohen punët në hierarki përpjetë si tek përgjegjës sektori, udhëheqës , drejtues,kryetar komune apo në ministri ,drejtor, ministër dhe anasjelltas : këta të fundit të kërkojnë llogari për zhvillimin e këtij procesi prej nalt e deri në bazë.
Kjo është mënyra që ne si komb, për ta arsyetuar ate që kërkojmë , të marim pushtet , të marim dhe t`i vendosemi në ballë , fuqishëm duhet ta zbatojmë në praktikën e përditshme e sidomos me theks të veçantë të bëhet frymëzim te të punësuarit e rinj.
Autor: Rexhep Bilalli – administrator publik

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *