Home / Lajme / Maqedoni / Ademi pranon ftesën për bisedime për ligjet e arsimit

Ademi pranon ftesën për bisedime për ligjet e arsimit

Shkup, 31 Janar – Ademi njoftoi se ka pranuar kërkesën e Stojkovskit për debat të plotë dhe pastaj, hartimin e një ligji kryekëput të ri, për arsimin e lartë, megjithatë tha se ndryshimet e sapo miratuara do të jenë në fuqi deri në miratimin e mundshëm të ligjit të ri, madje disa pjesë të tij do të inkorporohen në ligjin e ardhshëm .

Ministri i Arsimit Abdylaqim Ademi iu përgjigj letrave të Rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Velimir Stojkovski por edhe asaj të kryetarit të Sindikatës së arsimtarëve Jakim Nedellkov. Ademi njoftoi se ka pranuar kërkesën e Stojkovskit për debat të plotë dhe pastaj, hartimin e një ligji kryekëput të ri, për arsimin e lartë, megjithatë tha se ndryshimet e sapo miratuara do të jenë në fuqi deri në miratimin e mundshëm të ligjit të ri, madje disa pjesë të tij do të inkorporohen në ligjin e ardhshëm .

‘Ne kemi pranuar letrën na duket si propozim konstruktiv nga ana e rektoratit, jemi përgjigjur pozitivisht kërkesës për të debatuar më gjerësisht edhe më palët e tanguara në këtë rast edhe me Universitetet edhe studentët për të parë nevojën e miratimit të një ligji të ri dhe bashkërisht të përpilojmë një tekst i cili do tjetër i pranueshëm për të gjithë….Ne nuk themi se ndryshimet e ligji që u miratuan para disa ditësh nga ana e parlamentit nuk janë të nevojshme, janë të nevojshme me siguri do të jetë edhe pjesë e ligjit të ri nëse do të miratohet’, tha Abdylaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Nga ana tjetër duke komentuar ftesën e kryetarit të Sindikatës së Arsimtarëve Jakim Nedellkov, që të marr pjesë në takimin e nesërm të Këshillit të SASHK-ut, Ademi tha se në fillim arsimtarët duhet të heqin dorë nga greva. Nga ana tjetër rreth akuzave të sindikalistëve për presione nga Ministria e Arsimit, Ademi tha që nëse ka të tilla, ato t’i denoncojnë pranë organeve kompetente.

‘Apeloj deri te SASHK-u për një mirëkuptim për ndërprerjen e grevës për dhënien e mundësisë për dialogun social dhe në tavolinë të bisedimeve të shqyrtohen të gjitha kërkesat e tyre dhe t’i harmonizojmë qëndrimet tona sepse gjatë bisedave që kemi realizuar deri në mesin e janarit nuk kemi qenë larg për tu marr vesh për kërkesat e tyre edhe për ulje dënimesh por edhe aspekte të tjera të arsimit fillor dhe të mesme’, u shpreh Abdylaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Ndërkaq sa i përket gatishmërisë për bisedime të reja me Universitetet, Ministri nuk ktheu përgjigje për atë që pyetet më së shumti opinioni, përse u desh një ligj i bujshëm në një kohë kaq të shkurtër kur tani tregohen të hapur për miratimin e një ligji tjetër për arsim të lartë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *