Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe vozitësi vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin e Tetovës

Ahmeti dhe vozitësi vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin e Tetovës

21 janar-Aksidenti ndodhi në pikën pagesore të Tetovës, nga ana e Gostivarit. Pavarësisht goditjes, neurokirurgu Destan Haliti tha se Ahmeti është në gjendje më të mirë, dhe mund të dalë nga spitali edhe brenda ditës, ndërkohë jash

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe shoferi i tij janë aksidentuar paradite, për shkak të përplasjes së makinës së tyre në një nga pikat pagesore rrugore. Mjekët e Spitalit të Tetovës thonë se Ahmeti dhe shoferi i tij janë në gjendje të mirë, dhe së shpejti pritet edhe lëshimi për kurim shtëpiak. Aksidenti ndodhi në pikën pagesore të Tetovës, nga ana e Gostivarit. Pavarësisht goditjes, neurokirurgu Destan Haliti tha se Ahmeti është në gjendje më të mirë, dhe mund të dalë nga spitali edhe brenda ditës, ndërkohë jashtë rrezikut për jetën, por nën monitorim është edhe shoferi i tij.

““Gjatë pranimit ishin në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Gjatë pranimit i bëmë të gjitha observimet që duheshin bërë për ta mbajtur në observim. Gjendja e të dy pacientëve është stabile. Pacienti i dytë i moshës 40 vjeçare është pak më tepër i lënduar në kokë por jashtë rrezikut për jetën. Kështu që gjatë orëve të para ose gjatë ditës do jenë këtu në repartin intensiv në neurokirurgji ndërsa për gjendjen e tyre të mëtutjeshme do t’ju informojmë. Kryetari Ahmeti ka lëndime të lehta trupore të përgjithshme, por në kokë nuk është i lënduar. Ai është në vetëdije dhe nuk ka asnjë lloj rreziku për jetën”, tha Destan Haliti, Neurokirurg.

Shërbimi për Informim I Bashkimit Demokratik për Integrrim ka dalur me një kumtesë lidhur me aksidentin e kryetarit Ahmeti ku thuhet se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident pa pasoja serioze. Si zoti Ahmeti, ashtu dhe shoferi i makinës, janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, por ndodhen të hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të dëmtimeve të lehta që kanë pësuar. Aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës shmangi përplasjen me makinat e tjera dhe u përplas me bankinën e pikëpagesës rrugore.Shkak për aksidentin është dukshmëria e ulët si pasojë e mjegullës”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ahmeti ishte nisur drejt Reçicës, ku do të priste gjatë mesditës kreun e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Por pas aksidentit, ishte Meta ai që erdhi në spital, për të parë Ahmetin, dhe për t’i uruar shërim të shpejtë.

“Nuk mund ta mbyllja këtë vizitë në Maqedoni pa u takuar edhe me liderin e BDI-së dhe mikun tim Ali Ahmeti. Më vjen keq që takimi nuk ndodhi aty ku ishte planifikuar, por këtu në spitalin e Tetovës pasi për fat të keq zoti Ahmeti pësoi një aksident. Por për fat të mirë shëndeti i tij dhe shoferit të tij duket që është në gjendje të përmirësuar. Dhe i kam uruar të shkuara dhe njëkohësisht i kam shprehur solidaritetin tonë më të plotë për këtë aksident. Ashtu sikurse dihet pikëpamjet tona me zotin Ahmeti janë në sintoni në plotë sa i takon situatës në Maqedoni, perspektivës në Maqedoni për anëtarësimin e saj në NATO proceset integruese, por edhe angazhimit të BDI-së dhe faktorit shqiptar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni”, deklaroi Ilir Meta, Kryeparlamentar i Shqipërisë.

Nga aksidenti, i cila sipas komunikatës nga kjo parti, erdhi për shkak të mjegullës dhe shmangies nga përplasja me një makinë tjetër, makina është ndezur në flakë. Ajo është shuar menjëherë nga punonjës të pikave pagesore. Ndërkohë, vazhdon hetimi edhe për faktin e mos hapjes së jastëkëve të ajrit.

Në spitalin e Tetovës gjatë tërë ditës kanë qëndruar pothuajse të gjithë funskionarët e lartë të BDI-së të cilët kanë ardhur për të vizituar kryetarin Ahmeti. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *