Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti pritet të lëshohet në mjekim shtëpiak

Ahmeti pritet të lëshohet në mjekim shtëpiak

2 janar-Ndryshe, gjatë ditës së djeshme lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka pësuar një aksident në hyrje të Tetovës, ndërsa bashkë me atë lëndime mori edhe vozitësi i tij personal Shefik Ismaili. Deri më tash as policia, por as prokuroria nuk kanë dalë me qëndrim zyrtarë për shkaqet e këtij aksidenti.

Gjatë ditës së sotme, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që të lëshohet në kurim shtëpiak kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Mjekët pas konsultimeve pritet të vendosin që ai të lëshohet në mjekim në shtëpinë e tij në Zajaz. Këtë e ka bërë të ditur Destan Haliti, neurokirurg. Ai ka përsëritur qëndrimin se gjendja shëndetësore e kreut të BDI-së dhe vozitësit është stabile. “Gjendja e tyre edhe sot vazhdon të jetë stabile, nuk ka nevojë për intervenim kirurgjik ose neurokirurgjik. Shërimi është duke vijuar me barna. Të gjitha investigimet tregojnë se gjendja është normale. Sot kemi bërë investigime të reja dhe shpresojmë se brenda ditës do t`i marrim rezultate e reja. Do të kemi edhe një konsultim të brendshëm konsullor të mjekëve dhe mendoj se do t`i lëshojmë në shërim shtëpiak. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka pësuar një aksident në hyrje të Tetovës, ndërsa bashkë me atë lëndime mori edhe vozitësi i tij personal Shefik Ismaili. Deri më tash as policia, por as prokuroria nuk kanë dalë me qëndrim zyrtarë për shkaqet e këtij aksidenti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *