Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon ambasadorin Orav

Ahmeti takon ambasadorin Orav

16 janar-Takimin e pare në vitin 2015, bashkëbiseduesit e shfrytëzuan për të shkëmbyer opinione rreth aktualiteteve politike si dhe për agjendën Brenda viti në aspect të zhvillimeve të mbrendshme, rajonale dhe ndërkombëtare, me thek të veçant drejt integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Aivo Orav.

Takimin e pare në vitin 2015, bashkëbiseduesit e shfrytëzuan për të shkëmbyer opinione rreth aktualiteteve politike si dhe për agjendën Brenda viti në aspect të zhvillimeve të mbrendshme, rajonale dhe ndërkombëtare, me thek të veçant drejt integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që të gjitha forcat shoqërore në vend duhet ta ndihmojnë agjendën positive të vendeve mike në Bruksel të

Ambasadori Orav gjithashtu shprehu interesim rreth ndryshimeve kushtetuese, opozitës dhe reformave në arsim.

Duke parë zhvillimet në rajon, në Evropë si dhe në botë, Kryetari Ahmeti foli gjërësisht rreth nevojës imediate për integrim në NATO dhe fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për këtë, kemi nevojë për stabilitet politik dhe kontribut nga të gjithë, përfshirë Brukselin dhe Vashingtonin.

Në lidhje me reformat në arsim, Kryetari Ahmeti theksoi që ky process ka zgjatur rreth dy vite në pregaditje e sipër dhe ka për synim rritjen e cilësisë së arsimit dhe kthimit të mësimdhënies në piedestalin shoqëror pasi që të gjithë, edhe ata që përkrahin reformat edhe ata që kundërshtojnë, pajtohen se situate në të gjitha nivelet arsimore në vend është alarmuese. Ne kemi përgjegjësi dhe kjo gjendje duhet të ndalohet andaj dhe BDI është e përkushtuar që të realizon këtë proces.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Kryetari Ahmeti theksoi që për Bashkimin Demokratik për Integrim ka qenë e rëndësishime që këto ndryshime të harmonizohen me Brukselin dhe Komisionin e Venedikut dhe për këtë arsye miratimi i tyre u vonua gjersa zgjasnin konsultimet me partnerët tanë ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *