Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Sfida e vendit zgjidhja e kontestit të emrit

Ahmeti:Sfida e vendit zgjidhja e kontestit të emrit

6 Janar-Kryetari Ahmeti siguroi Ambasadorin Volers që BDI do të vijoj bashkëpunimin me Washingtonin zyrtar drejt realizimit të synimit tonë të përbashkët, por edhe njëkohësisht ftoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të intensifikojnë përpjekjet këtë pranverë sepse janë mik i vërtet i vendit dhe rajonit dhe se pa ndërhyjrne e Washingtonit, vështirë zgjidhet kjo çështje.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka nisur takimet me komunitetin ndërkombëtar për këtë vit të ri me vizitën e sotme në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ku u takue me Ambasadorin Poll Volers.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Vollers diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend dhe në rajon, çështjen e emrit dhe integrimin EuroAtlantik, opozitën si dhe bashkëpunimin vijues të BDIsë me autoritetet amerikane në vigjilje të largimit të Ambasadorit actual dhe ardhjes së Ambasadorit të ri Xhes Bejli.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që sfida kryesore e vendit tonë është zgjidhja çështjës së emrit dhe integrimi i Maqedonisë në NATO. Kjo çështje zë vend të rëndësishëm në politikën amerikane për arsye se SHBA është mbështetëse e madhe e integrimit të Maqedonisë në strukturat EuroAtlantike.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohëshme në Greqi dhe formimit të qeverisë së re në Athinë, të gjitha palët, Maqedonia, Greqia dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet që të fokusojnë të gjitha forcat drejt tejkalimit të kontestit që po mban Maqedoninë larg nga Brukseli.

Për këtë, nevojitet atmosferë konstruktive dhe stabile edhe në Shkup, por edhe në Athinë.

Kryetari Ahmeti siguroi Ambasadorin Volers që BDI do të vijoj bashkëpunimin me Washingtonin zyrtar drejt realizimit të synimit tonë të përbashkët, por edhe njëkohësisht ftoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të intensifikojnë përpjekjet këtë pranverë sepse janë mik i vërtet i vendit dhe rajonit dhe se pa ndërhyjrne e Washingtonit, vështirë zgjidhet kjo çështje.

Kryetari Ahmeti ftoi përsëri opozitën që të rikthehet në kuvend dhe të kontribuoj në këto kohëra sfiduese për të ardhmën e vendit.

Kryetari Ahmeti gjithashtu foli edhe për reformën në arsim duke e cilësuar si progresive dhe më se të nevojshme në mënyrë që të rritet cilësia në arsim, në veçanti në pregaditjen e mësuesve të ardhshëm.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *