Home / Lajme / Maqedoni / Alarmante: Ne Tetove 1.454 persona te semure nga gripi, ne Shkup 1.300

Alarmante: Ne Tetove 1.454 persona te semure nga gripi, ne Shkup 1.300

Tetovë, 31 Janar – Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Tetovë janë regjistruar deri tani 1.454 persona me grip, kurse ne Shkup vetem 1.300.

Ajri i ndotur në Tetovë ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të pacienteve me grip.

Tetova madje është qyteti me më shumë pacientë të prekur nga gripi sezonal.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Tetovë janë regjistruar deri tani 1.454 persona me grip.

Ky numër në Shkup është 1.300 persona.

Në total, referuar të dhënave nga të gjitha qytetet, numri i personave me grip është 5.185 persona.

Por nëse krahasohen këto të dhëna me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shënohet një ulje me 4.5 për qind, ndërsa në krahasim me mesataren e dhjetëvjeçarit të fundit, shënohet rritje me 7.4 për qind.

Instituti i Shëndetit Publik informon se në qendrat e saj ka ende rreth 300 vaksina kundër gripit sezonal, për të gjitha ata persona që duan të imunizohen përpara se gripi t’i sulmojë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *