Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti përfundon me lëndime të lehta

Ali Ahmeti përfundon me lëndime të lehta

Tetovë, 21 janar – Kryetari Ahmeti dhe vozitësi janë mirë dhe në gjendje stabile si dhe po trajtohen shkëlqyeshëm nga stafi i spitalit të Tetovës”, deklaroi Artan Grubi, transmeton Televizioni Koha.

Aksidentohet makina Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka pësuar një aksident derisa po udhëtonte me makinën zyrtare nga Tetova drejt Shkupit.

Sipas informatave të para njoftohet se aksidenti ka ndodhur para pagëses rrugore në atostradën Shkup Tetovë, por kryetari i BDI-së ka pësuar vetëm me lëndime të lehta.

Gjithashtu raportohet se me lëndime të lehta ka përfunduar edhe shoferi i tij.

Ahmeti po udhëtonte drejt Shkupit për të takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Lidhur me këtë aksident është prononcuar shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi.

“Kryetari Ahmeti ka pësur një aksident pa pasoja sot në mëngjes gjersa po udhëtonte për në Shkup ku duheshte të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta. Kryetari Ahmeti dhe vozitësi janë mirë dhe në gjendje stabile si dhe po trajtohen shkëlqyeshëm nga stafi i spitalit të Tetovës”, deklaroi Artan Grubi, transmeton Televizioni Koha.
BDI në deklaratën për medie, bën me dije se Ahmeti dhe shoferi i tij janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, porse ndodhen të hospitalizuar për shkak të dëmtimeve të lehta.
Në deklaratë thuhet se aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës tentoi shmangien e përplasjes me makinat e tjera dhe u përplas me bankinën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *