Home / Lajme / Rajon / Argjentina Ramosaj është shtatzënë, andaj u fejua?

Argjentina Ramosaj është shtatzënë, andaj u fejua?

24 janar – Këngëtarja shqiptare, Argjentina Ramosaj është shtatzënë.

Burimet pranë çiftit i kanë thënë emisionit “Express” të KTV-së se këngëtarja është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin Dukagjin Fetahu.

Ndonëse asgjë nuk mund të vërtetohet nga pamja e këngëtares, koha do ta dëshmojë të vërtetën. Këto ditë, si kundërpërgjigje ndaj motit të ftohtë, çifti ka vendosur që të kalojë pushimet në ishujt tajlandezë.

Por ajo është befasuar nga i dashuri i saj, i cili i ka propozuar martesë në një mënyrë shumë të veçantë. Ai i ka shkruar në rërë: “Marry Me?”

Argjentina natyrisht se i është përgjigjur pozitivisht propozimit të Dukagjinit. “Natyrisht se thash po”, ka komentuar këngëtarja.

Krijuesja e hitit “Si Shiu”, vazhdimisht ka postuar fotografi në rrjetet sociale, duke treguar se po e shijojnë udhëtimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *