Home / Lajme / Maqedoni / ARM shpall konkurs për pranimin e 125 ushtarëve profesionist

ARM shpall konkurs për pranimin e 125 ushtarëve profesionist

13 janar-Në ARM numri i përgjithshëm i pjesëtarëve nga grupet më të vogla etnike është 27 për qind”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri Jolevski duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse në konkurs për pranimin e profesionistëve të ri ushtarak merret parasysh edhe përfaqësimi i bashkësive etnike.

Ministria e Mbrojtjes sot shpalli konkurs publik për pranimin e 125 ushtarëve profesionist në ARM. Pranimi do të bëhet disa muaj nëpër disa faza eliminuese, mes të të cilëve të jenë të shëndetshëm, arsimim të përgjithshëm dhe gatishmëri fizike, deri në kursin selektiv që do të zgjasë 24 ditë.
Siç njoftoi sot ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, konkursi publik për pranimin e grupit të dytë prej 125 profesionistëve siç është e planifikuar, do të publikohet në muajin gusht të këtij viti.
“Gjatë pranimit do të merret parasysh edhe përkatësia etnike e kandidatëve, paralelisht me kushtet e dhëna për pranim. Në ARM numri i përgjithshëm i pjesëtarëve nga grupet më të vogla etnike është 27 për qind”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri Jolevski duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse në konkurs për pranimin e profesionistëve të ri ushtarak merret parasysh edhe përfaqësimi i bashkësive etnike.
Sipas ndryshimeve të Ligjit, të gjithë ish ushtarët profesionist të cilëve u është skaduar afati i marrëdhënies së punës me 35 vjet, respektivisht 38 vjet, të cilët më 31 dhjetor të vitit 2013 kanë pasur status të personave të papunë, janë pranuar në marrëdhënie të rregullt pune në MB, ato janë 59 veta, prej të cilëve 57 veta kanë shprehur gatishmëri të jenë të punësuar në MB dhe në ARM, por, theksoi Jolevski, bisedohet edhe me një pjesë të organeve shtetërore të cilët kanë nevojë për persona me kualifikime të tilla.
“Me kujdes i ndjekim ngjarjet që ndodhen në botë, duke përfshirë edhe ngjarjet e fundit në Paris. Krahas analizave tona, bëjmë edhe analiza të përbashkëta me vendet partnere për situatën e sigurisë në Evropë dhe në rajon. Momentalisht Republika e Maqedonisë është e sigurtë, theksoi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski pas pyetjes së gazetarëve për mundësit nga një sulm terrorist në Maqedoni pas ngjarjeve të fundit në Francë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *