Home / Lajme / Maqedoni / Arrestimi për drogë, Selmani: Kontakti i fundit me Aligegën në vitin 2011

Arrestimi për drogë, Selmani: Kontakti i fundit me Aligegën në vitin 2011

22 janar-Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve, policia gjeti dokumentet e transfertave të shumave të mëdha, dërguar nga Zvicra personave të ndryshëm në Maqedoni.

Ish-kryetari i DR-së Imer Selmani nuk fshehu habinë kur mori lajmin se ish-kandidati për deputet i diasporës në vitin 2011, Kujtim Aligega, është arrestuar nga policia zvicerane me dyshimin për transportimin dhe shitjen e drogës.

Selmani, i kontaktuar nga “Zhurnal”, dukshëm i habitur nga lajmi i tillë, tha se nuk është në dijeni të rastit, por shtoi se ka disa vite që nuk ka kontaktuar me Aligegën.

“Nuk kam dijeni për rastin. Me Kujtim Aligegen kontaktet e fundit i kemi pasur para tre viteve. D.m.th ne me vite nuk kemi kontaktuar dhe as që komunikojmë”, deklaroi shkurt Selmani.

Kujtim Aligega u kandidua për deputet i DR-së për diasporën e Evropës, në zgjedhjet e vitit 2011.

Aligega mori një numër simbolik votash, ndërsa në zgjedhje u prezantua si një biznesmen dhe bamirës shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër.

Ai dyshohet nga policia zvicerane se ka transferuar në Maqedoni, së bashku me të dyshuarin tjetër Sabedin Sahiti, rreth 2.5 milionë franga, para këto nga shitja e drogës.
Policia zvicerane ka vënë në pranga dy shqiptarë nga Gostivari dhe Kumanova, me dyshimin se janë të përfshirë në transportimin dhe shitjen e drogës heroinë në Zvicër.

Dy të dyshuarit, Kujtim Aligega nga Gostivari dhe Sabedin Sahiti nga Kumanova, paratë nga biznesi i paligjshëm në Zvicër dyshohet se i kanë sjellë në Maqedoni.

Aksioni i sotëm i policisë zvicrane u ndërmor në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë, pas një hetimi disamujor, që u iniciua nga organet zvicerane të sigurisë,.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e dy të dyshuarve, policia gjeti dokumentet e transfertave të shumave të mëdha, dërguar nga Zvicra personave të ndryshëm në Maqedoni.

Ndërkohë, Policia e Maqedonisë ka shoqëruar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa ka ushtruar kontroll edhe në një agjenci turistike në Gostivar, që dyshohet të ketë qenë e përfshirë në transferimin e parave nga Zvicra në Maqedoni.

Dyshimet e policisë zvicerane janë se dy të dyshuarit kanë transferuar në Maqedoni rreth 2.5 milionë franga.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 35 kilogramë drogë dhe 60 mijë franga.

Kujtim Aligega është i njohur për opinionin si kandidat i Demokracisë së Re për deputet i diasporës, në zgjedhjet e vitit 2011.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *