Home / Lajme / Rajon / Arrestohet Shpend Ahmeti

Arrestohet Shpend Ahmeti

27 janar-Ahmeti u shoqërua drejt policisë, njofton RTK.
Në Qendren Emergjente të QKUK-së, janë dërguar për ndihmë mjekësore dhjetëra protestues, në mesin e tyre edhe policë në gjendje të rëndë.

Para pak çastesh raportohet se u arrestua Shpend Ahmeti.

Ahmeti u shoqërua drejt policisë, njofton RTK.
Gjendje e jashtëzakonshme është aktualisht në protestë, ndërsa raportohet për shumë të lënduar. Policia ka vënë në dispozicion mjete të rënda, ndërsa ka filluar edhe të arrestojnë shumë persona. Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, është në mesin e personave të arrestuar ditën e sotme.

Në Qendren Emergjente të QKUK-së, janë dërguar për ndihmë mjekësore dhjetëra protestues, në mesin e tyre edhe policë në gjendje të rëndë.

Sipas gazetares së Radio Kosovës, Vaide Morina e cila është aktualisht në QKUK, numri i të lënduarve nuk dihet por ka më tepët të policisë të njësisë speciale nga mjete të forta. Drejtori i Qenres Emergjente, Basri Lenjani, deklaroi se i gjithë stafi është në gatishmëri. Megjithatë në këtë qendër nuk ka më vende, andaj të lënduarit po transferohen në Klinikën e Ortopedisë për trajtim.

Për të parë gjendjen më afër i pranishëm është edhe drejtori i Shërbimit Spitalorë të Kosovës, Curr Gjocaj.

Numri i të lënduarve po rritet, ndërkohë që ka edhe prani të shtuar të policisë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *