Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet tetovari -Kërkohej për veprën tentim për vrasje

Arrestohet tetovari -Kërkohej për veprën tentim për vrasje

6 janar-Ndryshe, vepra për të cilët është I dënuar me aktvendim të plotëfuqishëm, ka ndodhur në qershor të vitit 2000 kur pas një zënkë të vëllezërve Xh.A dhe B.A në fshatin Reçicë e vogël me një person të tretë për ujitje, ka ardhur 40 vjeçari dhe me pistoletë ka shtënë një plumb dhe e ka lënduar Xh.A në kokë , ndërsa I njejti plumb e ka kapur edhe B.A në këmbën e djathtë”, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme.

Pjesëtarë të Stacionit Policor Kufitar në” Bllacë të Poshtme” kanë arrestuar personin O.B 40 vjeçarë nga Reçica e vogël e Tetovës, i kërkuar me urdhër të gjykatës nga dhjetori i vitit të kaluar, në lidhje me vuajtjen e dënimit prej 10 vitesh për veprën penale “tentim për vrasje”.Së bashku me 40 vjeçarin janë arrestuar edhe S.M 34 vjeçar nga Shkupi, B.Z 37 vjeçar nga Reçica e vogël, dhe I.S 40 vjeçar nga fshati Mrkovcë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme gjatë hyrjes në Maqedoni, në kufirin në Bllacë për kontroll me veturën Pezho, me targa të Shkupit pronë e I.S së bashku me atë janë paraqitur edhe bashkudhtarët S.M dhe B.Z. Gjatë kontrollit të tyre janë shfaqur dyshime për qëllimin e udhëtimit, ata kanë ndjekur me veturë të policisë Pezhonë. Personat që kanë qenë në veturën Pezho, pasi kanë kaluar kufirin, janë ndaluar dhe janë drejtuar në drejtim të “Lagjes Bardhi” me `çrast policia ka dyshuar se ata do të marrin person I cili ka kaluar ilegalisht kufirin. Vetura në kthim e sipër është ndaluar nga policia ku krahas tre personave në veturë ka qenë edhe O.B nga Reçica e vogël. “Pas arrestimit bëhet e ditur se që të tre në Kosovë, nga aeroporti i Prishtinës e kanë marrë personin në fjalë I cili ka qëndurar në Gjermani dhe më pas prej atje e kanë sjellur afër kufirit të cilin e ka kaluar ilegalisht në këmbë me marrëveshje që ta presin në këtë pjesë. Ai është dërguar në stacionin policor në Karposh për procedurë të metjeshme, ndërsa edhe tre personat tjerë janë mbajtur në stacionin policor në Kisella Vodë. Ndryshe, vepra për të cilët është I dënuar me aktvendim të plotëfuqishëm, ka ndodhur në qershor të vitit 2000 kur pas një zënkë të vëllezërve Xh.A dhe B.A në fshatin Reçicë e vogël me një person të tretë për ujitje, ka ardhur 40 vjeçari dhe me pistoletë ka shtënë një plumb dhe e ka lënduar Xh.A në kokë , ndërsa I njejti plumb e ka kapur edhe B.A në këmbën e djathtë”, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *