Home / Lajme / Maqedoni / Arsimtaret te ndare, disa ne rruge e tjeret ne shkolle

Arsimtaret te ndare, disa ne rruge e tjeret ne shkolle

20 Janar – Megjith prononcimet. e pushtetit lokal se në shkollat e Shkupit nuk do të mbahet grevë, në shkollat e Çairit dhe Sarait, nxënësit e ndrrimit te paraditës tanimë janë kthyer në shtëpi,

Megjith prononcimet. e pushtetit lokal se në shkollat e Shkupit nuk do të mbahet grevë, në shkollat e Çairit dhe Sarait, nxënësit e ndrrimit te paraditës tanimë janë kthyer në shtëpi, pasi arsimtarët kan shkuar në punë, por jo edhe në orët e mësimit. Infoshkupi.com kontaktou me arsimtarë të shkollave “Ismail Qemali” në Çair dhe “Dituria” në Saraj, ku konstatoi se po mbahet greva, por arsimtarët duke mos dashur të prononcohen më shum, theksojnë se janë të vendosur që greva të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave te tyre. Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, ka deklaruar se greva kanë mbështetjen e 87% të anëtarësisë së sindikatës edhe përkundër presioneve të shumta nga shumë kryetarë komunash.“Greva fillon më 20 janar dhe kur do të përfundojë ne nuk e dimë dhe kjo aspak nuk varet prej nesh. Ajo që kryetarët e komunave dalin për çdo ditë nëpër televizione bashkë me drejtorët dhe thonë se nuk do të ketë grevë në komunat e tyre dhe u bëjnë thirrje prindërve që të çojnë fëmijët e tyre nëpër shkolla, ne këtë e vlerësojmë si shkelje e rëndë e ligjeve dhe Kushtetutës së Maqedonisë në pjesën e organizmit dhe veprimit të lirë të sindikatave”, deklaroi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov. Ai njëherit paralajmëroi se për shkeljet e tilla do të padisë të gjithë ata persona, përfshi këtu edhe kryetarët e komunave, pasi që në mënyrë direkte kanë akuzuar atë se për shkak të interesave personale po e organizon grevën. Ndërsa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë deklaruar se nuk ndërhyjnë në zhvillimin e grevës, pasi që ajo është e drejtë demokratike e sindikatave, por do të marrin masa për realizimin normal të mësimit duke i zëvendësuar arsimtaret. SASHK-u ka bendosur të futet në grevë me kërkesat për heqjen e dënimeve dhe shpërblimeve nëpërmjet testimit ekstern, reduktimin e evidencave pedagogjike në shkolla dhe kopshtet e fëmijëve, nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive në kulturë, aplikimin e marrëveshjeve kolektive për kopshtet e fëmijëve, si dhe rritjen e pagave për 25% në tre sektorët: në sociale, arsim dhe kulturë.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *