Home / Sport / Ashkovski dhe Azizi prezantohen me fanellën ‘kuqezi’

Ashkovski dhe Azizi prezantohen me fanellën ‘kuqezi’

13 janar-Ndryshe, Enes Azizi është i lindur në Lozanë të Zvicrës dhe ka nënshtetësi zvicerane dhe shqiptare. Me futboll ka nisur të meret te skuadra e Lozan Sport, për të qenë më pas një periudhë pjesë e Dardania Lozanës.

Shkëndija vazhdon aktivitet e saj në merkaton e janarit, duke angazhuar futbollistë të rinj në drejtim të kompletimit të ekipit në pozitat ku ka pasur nevojë. Në këtë drejtim, aktivizimet e fundit që i janë bashkuar skuadrës janë mbrojtësi i majtë, Stefan Ashkovski dhe portieri Enes Azizi. 22 vjeçari Ashkovski vjen si huazim për 6-të muaj nga Partizani i Beogradit, me opsion për të vazhduar bashkëpunimin edhe për gjashtë muaj tjera. Bëhet fjalë për futbollist kualitativ, që ka luajtur rregullisht në përfaqësueset e reja të Maqedonisë (U 17, U 19 dhe U 21), ndërsa përveç Partizanit ka luajtur si huazim te Teleoptiku, Donji Srem dhe Napredak Krushevaci në Serbi, si dhe së fundmi në Stromsgosed në Norvegji. Ai vjen në Shkëndijë për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, ku pas largimit të Urdinovit për momentin konkuron vetëm Xhelil Abdulla. Ndërkohë portieri 20 vjeçar, Enes Azizi vjen si talent i madh, me cilësi të larta, gjatësi prej 194 cm dhe nga ai pritet që së shpejti të imponohet me kualitetin e tij. Azizi me Shkëndijën ka firmosur kontratë për 18 muaj, ndërsa me ekipin punon që nga vjeshta e vitit të kaluar, duke konfirmuar potencialin e tij në seancat stërvitore dhe disa ndeshje me ekipin B të Shkëndijës. –

Ndryshe, Enes Azizi është i lindur në Lozanë të Zvicrës dhe ka nënshtetësi zvicerane dhe shqiptare. Me futboll ka nisur të meret te skuadra e Lozan Sport, për të qenë më pas një periudhë pjesë e Dardania Lozanës. Talenti i tij i madh bëri që një kohë të kalojë te kampionët e Francës, PSZH, mirëpo pengesë u bë Lozana që nuk lejoi firmosjen e kësaj marrëveshje. Më pas Azizi kaloi në Itali te skuadra e Rexhinës, ku ushtronte me ekipin e parë dhe kishte statusin e portierit të tretë, ndërsa zhvillonte ndeshje me ekipin e juniorëve. Shkëndija sjell Azizin si një portier premtues dhe me kualitete të mëdha, e të cilat pritet t’i dëshmojë në periudhën që pason.
Me Stefan Ashkovskin dhe Enes Azizin shkon në 4 numri i përforcimeve të Shkëndijës në këtë merkato, pasi paraprakisht si futbollist të rinj në fanellën ‘kuqezi’ u prezantuan Victor Nildo Juffo dhe Besir Demiri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *