Home / Lajme / Maqedoni / Automjeteve të urgjencës nuk u jepet përparësi

Automjeteve të urgjencës nuk u jepet përparësi

5 janar- Në këtë kohë, problem shtesë është bora e cila qëndron përskaj rrugës dhe pamundëson edhe vetë pjesëmarrësve në komunikacion që t`ju japin përparësi automjeve të emergjencës.

Shtimi në masë të madhe I automjeteve, funksionimi I rrugëve vetëm në një trasë ka bërë që dendësia në rrugët e Tetovës të jetë prezente edhe këtyre ditëve.Dhe kjo nuk është ndonjë risi duke patur parasysh se komunikacioni në Tetovë në pejsën më të madhe të vitit është i dendur.Ajo që bie në sy këtyre ditëve është se radhët e gjata të veturave në rrugët kryesore pamundësojnë qarkullimin e lirë të automjeteve me prioritete apo automjtetit të ndihmës së parë dhe zjarrfikësve. Kësisoji automjetet e ndihmës së parë presin në radhë derisa rrugët e Tetovës janë të bllokuara edhe pse nga ky automjet dëgjohet sinjalizimi për urgjencë. Si për ironi këtyre automjeteve nuk u jepet përparësi.

Besmail Shefiti drejtor i Shtëpisë së Shëndeit publik në Tetovë thotë se komunkacioni i dendur e bën të veten dhe automjeti i ndihmës së shpejtë shpesh herë duhet të presë në radhët e gjata për të arritur deri tek vendi I thirrjes.Ai nënvizon se në këtë drejtim duhet që vozitësit të jenë të vetëdijshëm sepse këta janë automjete me përparësi kalimi dhe të njejtave duhet t`ju jepet përparësi sepse gjatë interevnimeve minutat janë në pyetje. Me të njejtat probleme përballet edhe njësiti i zjarrfikësve në Tetovë.

Kryeshefi Uka Aliti, thekson se gjatë intervenimeve hasin në shumë vështirësi në komunikacion kurse thirrjet gjithmonë janë raste urgjente kurse vonesa për të arritur në vendngjarje gjithmonë shkon në kurriz tonin sepse marrim akuza se vonohemi, por realiteti është se ne çdo herë nisemi në kohë por pikërisht mosdhënia e përparësisë dhe kaosi na marrin shumë kohë, thotë Aliti. Në këtë kohë, problem shtesë është bora e cila qëndron përskaj rrugës dhe pamundëson edhe vetë pjesëmarrësve në komunikacion që t`ju japin përparësi automjeve të emergjencës. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *