Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Zgjidhja e emrit do t’i zhbllokojë eurointegrimet

Besimi: Zgjidhja e emrit do t’i zhbllokojë eurointegrimet

2 janar-Për atë se nëse ne nuk i plotësojmë kriteret në masë të mjaftueshme ose madje është reale ndjesia se neve na shtohen disa kushte të reja, Besimi thekson se kushte të reja shtohen edhe për vendet anëtare të BE-së, sepse vazhdimisht vendosen standarde të reja në BE. Por, kjo përbërje e KE-së, thekson, krahas për shpejtësinë e eurointegrimeve, më shumë do të interesohet për cilësinë e reformave.

Integrimi evropian është alternativa më e mirë që e ka Maqedonia dhe rajoni. Dhe prandaj është i nevojshëm angazhim më i madh dhe rezultate konkrete në lidhje me kontestin për emrin me Greqinë, zgjidhja e së cilit do ta zhbllokojë këtë proces dhe do të mundemi që zyrtarisht të fillojmë me negociatat, thotë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi.

Lidhur me, madje, formatin, përveç kornizës në KB, nën mbështetjen e të cilit po zhvillohen negociatat, thekson edhe hapa të tjera të cilat do të ndihmonin në këtë proces.

-Fillimisht mendoj se duhet të ketë përfshirje edhe të bashkësisë ndërkombëtare, angazhim më të madh në pjesën e lehtësimit të procesit dhe këtu do t’i numëroja si KB-në, NATO-n dhe BE-në dhe vendet anëtare të këtyre institucioneve para së gjithash SHBA-në, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe dhe të tjerë që mund të ndihmojnë, por kryesisht janë këto vende. Aspekti i dytë që pritet është të ngritet niveli i negociuesve, gjegjësisht nga ambasadorët e deleguar të ketë negociata edhe në nivel të ministrave ose kryeministrave të cilët do të ishin në nivel të vendosjes në faza të caktuara nga negociatat me atë që për opsionin përfundimtar do të vijonte edhe proces të cilin qytetarët do ta kuptojnë si transparent, që të vihet deri në një zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, thotë Besimi.

Gjëja e tretë që do të ndihmonte, shton zëvendëskryeministri, është që të ketë dinamikë kohore dhe agjendë të negociatave lidhur me përmbajtjen me qëllim që të bëhet progres më konkret në negociatat, si dhe të ketë dinamikë të caktuar sipas ndonjë procesi normal.

-Më i përshtatshëm do të ishte cikli i eurointegrimit, sepse atje në gjashtë muaj mbahet Këshilli Evropian, gjegjësisht i liderëve të vendeve-anëtare të BE-së ku mund të shqyrtohet progresi. Do të thotë, në kuadër të këtij cikli do të ishte një vijim normal i dinamikës së negociatave dhe mendoj se kjo do të ndihmonte në këtë proces. Por, para së gjithash, me rëndësi është që të ketë vullnet nga të dyja palët. Ky është supozim për zgjidhje sepse në proces duhet të ketë edhe një ndryshim, në përgjithësi të strukturës mendore gjegjësisht të inkuadrimit. Në vend të dy palëve të cilat shihen në procesin me linjat e vendosura të projektuara dhe të kundërshtuara për një problem të caktuar, procesi të shndërrohet në marrëdhënie partnere për gjetjen e zgjidhjes. Do të thotë, partnerë në zgjidhje, e jo palë të kundërshtuara në problemin siç është tani. Mendoj se kjo është thënë në mënyrë teorike, por edhe sipas praktikës së vendeve ku janë arritur rezultate pas negociatave, janë parimet e negociatave të cilat do të sjellin deri në zgjidhje, thekson Besimi.

Për atë se nëse ne nuk i plotësojmë kriteret në masë të mjaftueshme ose madje është reale ndjesia se neve na shtohen disa kushte të reja, Besimi thekson se kushte të reja shtohen edhe për vendet anëtare të BE-së, sepse vazhdimisht vendosen standarde të reja në BE. Por, kjo përbërje e KE-së, thekson, krahas për shpejtësinë e eurointegrimeve, më shumë do të interesohet për cilësinë e reformave.

-Pritet që tani të shikohet më hollësisht, nën thjerrë dhe me precizitet më të madh në krahasim me reformat që priten nga ne, ndërsa temat që janë të pashmangshme janë gjyqësia, sundimi i drejtësisë, sundimi i ekonomisë, reformat në administratën publike…Këto janë përcaktime të përgjithshme strategjike në zgjerimin evropian për mbarë rajonin që e ka BE-ja dhe ato nuk janë vetëm për Maqedoninë. Kërkesat për Maqedoninë janë definuar, tani më si prioritete në planin aksional që e miratoi Qeveria dhe punojmë në këto tema, tha zëvendëskryeministri për eurointegrime./MIA/

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *