Home / Lajme / Maqedoni / Besimtarët ortodoks e festojnë Ujin e Bekuar

Besimtarët ortodoks e festojnë Ujin e Bekuar

19 janar-Këtë vit, masivitet më i madh pritet në Shkup dhe Ohër.
Rreth 120 qytetar do të përpiqen ta kapin kryqin në ujërat e Vardarit që saktë në mesditë nga ura pranë hotelit Holidej In do ta hedh kryepeshkopi z.z Stefani.

Besimtarët ortodoks sot e festojnë festën e madhe krishtere Uji i Bekuar, e cila festohet prej shekullit të dytë. Festa është e lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Jovani, i cili atëherë quhej Pagëzuesi, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.

Kjo festë quhet edhe Uji i Bekuar. Llogaritet se ai që do ta kapë kryqin, tërë vitin do ta ndjekë fati, shëndeti dhe mirëqenia.

Këtë vit, masivitet më i madh pritet në Shkup dhe Ohër.
Rreth 120 qytetar do të përpiqen ta kapin kryqin në ujërat e Vardarit që saktë në mesditë nga ura pranë hotelit Holidej In do ta hedh kryepeshkopi z.z Stefani.
Në Ohër manifestimi ka filluar në orën 10 tek porta e qytetit, ndërsa kryqi u hodh në ujërave e liqenit rreth orës 10:15.

Uji i Bekuar – 19 janari, në pajtim me Ligjin për festat në Republikën e Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët e fesë ortodokse.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *