Home / Lajme / Maqedoni / Besimtarët ortodoksë festojnë sot Buzmin, nesër Krishtlindjet

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Buzmin, nesër Krishtlindjet

6 janar-Buzmi tradicionalisht do të shënohet me tubim para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup ku kumbarit të këtij viti – Aleksandar Xhikovski do t’i dorëzohet qypi i Buzmit.

Besimtarët ortodoksë në Maqedoni sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindja e Krishtit – Krishtlindjet.

Buzmi tradicionalisht do të shënohet me tubim para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup ku kumbarit të këtij viti – Aleksandar Xhikovski do t’i dorëzohet qypi i Buzmit.

Manifestimi do të fillojë me promovimin e flamurit të ri të Buzmit dhe më pas pason shenjtërimi i degëve të buzmit, naforës, rakisë së nxehtë dhe çajit nga priftërinjtë e Tempullit.

Arkipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z.Stefani në orën 11, në fjalimin e rastit do t’i drejtohet qytetarëve dhe dashamirësve dhe do t’ua dorëzojë qypin kumbarit të ri të Buzmit.

Dollinë për shëndet, lumturi dhe sukses do ta thotë Bllagoja Ançevski-Deçko, ndërsa qytetarëve do t’u drejtohet edhe kryebashkiaku, Koce Trajanovski.
Takimi përfundon me aktin e pranim-dorëzimit të qypit dhe ndarjen e kulaçit me monedhën e artë, që vlerësohet se ai që e fiton do t’i sjell fat gjatë tërë vitit.
Krishtlindja është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është amë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore. Nikoqirët përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet se ai tek i cili do të bjerë monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Para fillimit të darkës në të cilën mblidhen të gjithë, nikoqiri e bekon tryezën, e thyen kulaçin, ndërsa diku e ndan lakrorin, në aq pjesë sa ka anëtarë të familjes, duke lënë një pjesë për Zotin dhe një për shtëpinë.

Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *