Home / Lajme / Maqedoni / BFI: Dhuna nuk është pjesë e Islamit

BFI: Dhuna nuk është pjesë e Islamit

8 janar-Njëkohësisht shfrytëzojmë këtë reagim që ti përcjellim ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave dhe tërë popullit mik francez”, theksohet në këtë reagim.

Me indinjatë të thellë e pranuam lajmin e sulmit terrorist në Paris të Francës, gjegjësisht në gazetën satirike Çarli Hebo, ku u vranë në mënyrën më të paskrupullt 12 persona, prej të cilëve 10 gazetarë dhe 2 policë si dhe në të cilin u plagosën edhe 11 persona të tjerë, thuhet në reagimin e BFI-së.

“Në bazë të parimeve Islame ne i gjykojmë këto veprime, të cilët i plasohen opinionit nëpër mediume, sepse fshehtësitë i din vetëm Allahu Fuqiplotë. Nëse kjo ka ndodhë ashtu siç plasohet, ky veprim është larg parimeve, Islame dhe mësime që burojnë nga Kurani Famëlartë. Prandaj ne i dënojmë ashpër këto dukuri dhe bëjmë thirrje që të gjithë kriminelët, e cilës do ngjyre, kombi apo besimi të nxirren para drejtësisë, sepse jemi të bindur që nuk ka në Botë asnjë religjion i cili do ti arsyetonte këto veprime dhe të ngjashmet me to. Njëkohësisht shfrytëzojmë këtë reagim që ti përcjellim ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave dhe tërë popullit mik francez”, theksohet në këtë reagim.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se sulmet terroriste nuk mund të justifikohen me asnjë arsye

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka deklaruar se sulmi i djeshëm në stafin e redaksisë të revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris nuk mund të jetë i lidhur me Islamin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këto sulme terroriste kurrsesi nuk mund të lidheni me Islamin, e cila sigurisht është fe e paqes,” tha kryeministri turk. Ai theksoi se sulmet terroriste nuk mund të justifikohen me asnjë arsye. “Asnjë arsye nuk mund të justifikojë sulmet terroriste. Turqia ka qenë gjithmonë kundër këtyre sulmeve, pavarësisht nga motivi i tyre. Ne do të vazhdojmë të jemi kundër sulmeve të tilla. Përgjegjësia jonë e përbashkët është të mos lejojmë që sulmet e tilla të kontribuojnë në krijimin e atmosferës të konfliktit kulturor apo rritjen e tendencave raciste” tha Davutoglu.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *