Home / Lajme / Maqedoni / Boceski: Zaev e ka përfunduar karrierën e tij politike

Boceski: Zaev e ka përfunduar karrierën e tij politike

25 janar-
“ Zoran Zaev e përfundoi karrierën e tij politike të nesërmen pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale kur përmendi një lloj bisede telefonike, me shpresë se bomba e tillë do të bëjë mrekulli në politikën maqedonase. Jo vetëm që nuk ndodhi asnjë mrekulli, por bomba e vetëvrasësit tonë i plasi në dorë.

Ivica Boceski në një intervistë për Press24, theksoi se Zoran Zaev e ka përfunduar karrierën e tij politike, ditën e nesërme pas zgjedhjeve presidenciale.

Partia më e madhe opozitare edhe më andej qëndron pas paralajmërimeve se do t`i paraqes skandalet që po i quan bomba informacione, por deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Arsyetimi i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev është se atë do ta bëjnë kur për to do të jetë momenti më i duhur. Çka është ajo që LSDM e pret si një moment të përshtatshëm?

“ Zoran Zaev e përfundoi karrierën e tij politike të nesërmen pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale kur përmendi një lloj bisede telefonike, me shpresë se bomba e tillë do të bëjë mrekulli në politikën maqedonase. Jo vetëm që nuk ndodhi asnjë mrekulli, por bomba e vetëvrasësit tonë i plasi në dorë.

Paralajmërimi për bomba atij i mundësoi që në mënyrë shtesë ta vazhdoj jetën politike. Shumica në Maqedoni ende besojnë se partia si LSDM, gjysmë shekullore, është partia e vetme në komunizmin maqedonas, është një parti serioze, e cila udhëhiqet prej njerëzve serioz, dhe vlerësojnë se ekziston ndonjë plan dhe logjikë e shëndosh pas hapave të udhëheqësisë së saj. Bomba e Zaevit do të jetë edhe një hutim i madh në politikën moderne maqedonase, por hutim shumë më i vogël sesa hutimi i quajtur “ 15 shtator”, theksoi Bocevski.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *