Home / Lajme / Maqedoni / ‘Bombat’ e Zaevit se shpejti do te shperthejne

‘Bombat’ e Zaevit se shpejti do te shperthejne

06 Janar – “Një pjesë e dëshmive që i kemi tregojnë se zgjedhjet që janë zhvilluar në vitin 2014 dhe në 2013 janë absolutisht kriminale. Ajo që na ndodhi në këto dy vite nuk është humbje, por grabitje

Ish kandidati për kryetar shteti dhe profesori universitar Stevo Pendarovski në intervistën e tij për “Fokus” ka paralajmëruar se posedojnë argument për 150 mijë vota të vjedhura pa i llogaritur votat me anë të kërcënimeve.

Zvarritja e publikimit të “bombave” të prijësit të opozitës Zoran Zaev në opinion ka krijuar dyshime se nuk ka asgjë të vërtetë në paralajmërimet për “bombat”, njofton gazeta “Lajm”.

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, ka konfirmuar se janë spekulime zërat se LSDM nuk do t’i publikojë “bombat”, me të cilat supozohet se do t’i jepet fund qeverisjes VMRO-DPMNE dhe BDI. “Nuk është e vërtetë. Janë spekulime. Ne po e presim momentin e duhur. Jemi duke i përmbledhur argumentet, nuk kemi dhënë ndonjë afat të caktuar”, ka konfirmuar për “Lajm” Shilegov.

Ish kandidati për kryetar shteti dhe profesori universitar Stevo Pendarovski në intervistën e tij për “Fokus” ka paralajmëruar se posedojnë argument për 150 mijë vota të vjedhura pa i llogaritur votat me anë të kërcënimeve.

“Të gjitha të dhënat që kemi mbledhur, nga i gjithë rrjeti opozitar i aktivistëve, tregojnë se bëhet fjalë për një skemë kolosale mashtrimesh, me anë të së cilës pushteti ka fituar padrejtësisht rreth 150 mijë vota. Pra, fjala është për rreth 150 mijë vota që janë vjedhur me anë të këtij mashtrimi, pa llogaritur votat e fituara me anë kërcënimesh dhe punësimesh në administratë”, ka thënë Pendarovski.

Ai thotë se skenari i zbatuar në zgjedhjet e fundit, është provuar për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2011. “Për këtë pretendim kemi prova të forta që do t’i publikojmë së shpejti”, thotë Pendarovski.

Edhe vet presidenti i LSDM-së Zoran Zaev në një prononcim për media kishte deklaruar se posedojnë të dhëna për zgjedhje të kriminalizuara në Maqedoni.

“Një pjesë e dëshmive që i kemi tregojnë se zgjedhjet që janë zhvilluar në vitin 2014 dhe në 2013 janë absolutisht kriminale. Ajo që na ndodhi në këto dy vite nuk është humbje, por grabitje që duhet ta zbardhim dhe do të shihni se nuk kemi humbur”, theksoi Zaev.

Kryetari i LSDM-së vazhdon të pohojë se ka dokumente dhe materiale me të cilat aq shumë do të rrezikohet kredibiliteti i qeverisë sa që Gruevski do të detyrohet të largohet nga pozita. Sipas tij, pesë muret e vizatuara në kurorën e stemës së propozuar i simbolizojnë pesë hallkat e pushtetit që sipas tij, paraqesin bashkim në krim në të cilin bëjnë pjesë, VMRO-DPMNE-ja, qeveria, gjyqësori, policia dhe mediumet pro-qeveritare.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *