Home / Lajme / Rajon / Bullgarët provokojnë Shkupin me vendosjen e një pllake përkujtimore

Bullgarët provokojnë Shkupin me vendosjen e një pllake përkujtimore

11 janar-Pllaka përkujtimore dje u vendos edhe në praninë e forcave të mëdha policore, ndërsa ajo duket të jetë më e fortë dhe më e siguruar, pasi që vite me radhë është dëmtuar dhe hequr nga vendi ku është vendosur. “Mara Buneva është një personalitet i historisë që mund të jetë urë lidhëse për miqësi dhe shembull për përkrahje”, theksoi Krasimir Karakaçanov. Ai theksoi se është i shqetësuar se si kjo patriote nuk shënohet në historinë e këtij vendi.

Qytetarë bullgarë në Maqedoni në shoqërimin e deputetit të Parlamentit bullgar Angel Xhambaski dhe kryetarit të partisë bullgare VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov kanë ndezur reagimet në Shkup, pas vendosjes së pllakës së re përkujtimore të patriotes bullgare Mara Buneva, pranë lumit Vardar në Shkup.

Ky aktivitet dje u shënua në praninë e numrit të madh të qytetarëve bullgar në Maqedoni, ndërsa në ceremoni valonin flamuj bullgar dhe të shoqatave bullgare, për të nderuar patrioten bullgare, e cila njihet si heroinë që në vitin 1928 vrau një prokurorë serb të mbretërisë serbe, Velimir Preliq në Shkup. Ajo kishte kryer vrasjen, për shkak se ai udhëhiqte një proces gjyqësor kundër studentëve dhe aktivistëve të lëvizjes VMRO.

Pllaka përkujtimore dje u vendos edhe në praninë e forcave të mëdha policore, ndërsa ajo duket të jetë më e fortë dhe më e siguruar, pasi që vite me radhë është dëmtuar dhe hequr nga vendi ku është vendosur. “Mara Buneva është një personalitet i historisë që mund të jetë urë lidhëse për miqësi dhe shembull për përkrahje”, theksoi Krasimir Karakaçanov. Ai theksoi se është i shqetësuar se si kjo patriote nuk shënohet në historinë e këtij vendi.

Prania e Karakaçanov ka nxitur reagimet e disa mediave maqedonase, të cilat kanë kritikuar qasjen e tij që ka për Shkupin. Krasimir Karakaçanov është një nga përkrahësit e politikave bullgare për institucionalizimin e etnitetit bullgar në Maqedoni dhe respektimin e plotë të të drejtave t tyre. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *