Home / Lajme / Maqedoni / DAP, aksione ndaj bizneseve në Tetovë dhe Gostivar

DAP, aksione ndaj bizneseve në Tetovë dhe Gostivar

11 janar-Aksionet e fundit të DHP-së të shoqëruara nga ana e Policisë, sërish kanë shkaktuar revoltë tek qytetarët, të cilët nënviziojnë se janë selektuar dhjetë lokale të cilët gjithnjë janë cak i kontrolleve dhe nuk kontrollohen të ghitha lokalet. “Vallë në Tetovë vetëm dhjetë lokale ka”, kishte shkruar në profilin e tij në facebook një qytetarë i Tetovës.Poashtu aksionet e mbrëmeshme kanë vazhduar edhe sit nëpër disa fshatra të reçicë dhe vendbanimeve tjera në Pollog.

Në kontrollin që ishte zbatuar mbrëmë në 16 objekte hotelierike në Pollog (9 në Tetovë dhe 7 në Gostivar) në nëntë janë vërejtur shumë parregullsi në punë. Sipas informatave të SPB-së Tetovë, aksioni është vazhdim i atij të djeshëm në të cilën ishin kontrolluar 12 objekte hotelierike.Në katër objektet e kontrolluara inspektorët e DAP-it, dhe Inspektoriati i tregut kanë konstatuar mangësi dhe parregullsi në punën financiare dhe respektimin e ligjeve. Atyre u janë caktuar gjoba në vlerë prej 750 deri në 3.500 euro, ndërsa njërit objekt i është caktuar ndalesë e punës. Gjatë kontrolleve është konfirmuar se dy objekte nuk kanë punuar.Në Tetovë, në pesë objekte është konstatuar shkelje e ligjeve, pas së cilës personave juridikë u është caktuar gjobë në vlerë prej 750 deri në 5000 euro. Në njërin nga lokalet janë zënë edhe dy shtetase të huaja të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin në Republikën e Maqedonisë dhe kanë punuar pa u paraqitur. Gjashtë tetovarëve u është caktuar gjobë individuale për pirje të duhanit në objekte hotelierike.Në kontrollin e aksionit paraprak në dhjetë objekte hotelierike nëpër Pollog, janë zbuluar shumë parregullsi në punë.Aksionet e fundit të DHP-së të shoqëruara nga ana e Policisë, sërish kanë shkaktuar revoltë tek qytetarët, të cilët nënviziojnë se janë selektuar dhjetë lokale të cilët gjithnjë janë cak i kontrolleve dhe nuk kontrollohen të ghitha lokalet. “Vallë në Tetovë vetëm dhjetë lokale ka”, kishte shkruar në profilin e tij në facebook një qytetarë i Tetovës.Poashtu aksionet e mbrëmeshme kanë vazhduar edhe sit nëpër disa fshatra të reçicë dhe vendbanimeve tjera në Pollog.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *