Home / Lajme / Maqedoni / Doktorantët e rinj shqiptarë të Zvicrës

Doktorantët e rinj shqiptarë të Zvicrës

Meriton Ibrahimi, doktorant në matematikën financiare në Universitetin e Cyrihut, është më specifik kur flasim për motivimin gjatë shkollimit të tij. Ai me dy shokë të tjerë të ngushtë që para shkollimit të mesëm ishin përcaktuar për të vazhduar bashkë gjimnazin. „Ne kemi shtyrë njëri-tjetrin deri sot dhe që të tretë kemi vazhduar studimet. Kuptohet, më vonë përkrahjen e kishim edhe të familjes“, tregon Meritoni.

ETH (Eidgenössische Technische Hochschule)- apo siç njihet Universiteti Teknik i Cyrihut, i themeluar në vitin 1855 është një ndër universitetet më të famshme në Europë por edhe në botë. Sipas ranglistës së fundit të vitit 2014/15, të univerziteteve më të mira në botë, ky univerzitet zë vendin e 12 duke lënë prapa shumë univerzitete të njohura botërore. Të jesh pjesë e këtij univerziteti është kënaqësi, por në të njejtën kohë edhe privilegj, ngase kërkon punë dhe shumë sakrificë për të arritur deri te qëllimi.
Nuk është për t’u habitur se në Zvicër ka shumë shqiptarë, megjithatë, nuk është për t’u habitur edhe fakti se edhe Univerziteti Teknik i Cyrihut (ETH) ka shumë studentë shqiptarë, madje të dalluar në drejtimet e tyre. Kohën e fundit kemi një grup studentësh shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët me sukses arritën që të doktorojnë në po këtë univerzitet i cili zuri vendin e 12 në listen e univerziteteve më të mira botërore. Bëhet fjalë për vëllezërit Arbër dhe Bledar Fazlija, Meriton Ibraimi, Meriton Mihovci, dhe Amir Muarem.

Amir Muaremi, shqiptari nga Tetova kur ishte 14 vjeç migroi bashkë me familjen në Zvicër, dhe problemin më të madh në fillim e kishte ballafaqimin për ta mësuar gjuhën gjermane. Në shkollë fillore mësoi në ‘’Lirija’’ të Tetovës, dhe në klasën e 7 i ndërpret mësimet për t’i vazhduar në Zvicër. Në shkollë fillore „E mira ka qenë se unë kam gëzuar lirinë absolute nga prindërit. Gjithmonë e kisha një person si motivim për të vazhduar tutje me shkollimin, si në gjimnaz, ashtu edhe në fakultet“, flet për rrugëtimin e tij Amiri. Ai nuk kishte kryer gjimnazin, por shkollën e mesme, drejtimin e informatikës, për të vazhduar bachelorin në një shkollë të lartë të elektroteknikës. Pastaj gjithashtu vazhdoi studimet master dhe tani sapo përfundon studimet e doktoraturës.
    Amir Muaremi, ka bërë një sërë hulumtimesh dhe shumë punime shkencore. Zbulimi i tij është përfshirë me një projekt evropian, pjesë e të cilit janë edhe disa fakultete teknike dhe disa spitale. Amiri është marrë me anën teknike, duke përdorur telefonat e mençur “smartphone” dhe me një orë në dorë zbulon sëmundjet e ndryshme të pacientëve, sidomos të stresit. “Bëhet fjalë për analizë të sinjaleve bio-fiziologjike. Ne e bëjmë këtë në bashkëpunim me mjekët. Me këtë projekt ne reduktojmë shpenzimet nëpër spitalet zvicerane dhe qëllimi është që të gjithë personat e sëmurë të pajisen me këtë pajisje në shtëpi dhe të monitorohen 24 orë nga mjekët dhe nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme, duhet të konsultohet mjeku.
    Për momentin Amiri është edhe mentor i kandidati tjetër për të marrë titullin e doktoraturës. Ai gjithnjë thekson bashkëpunimin që e ka pasur me shokët e tij, dhe pohon se atë bashkëpunim do t’a ketë edhe më tutje me studentë të tjerë.
    Ky grup i studentëve shqiptar në Univerzitetin Teknik të Cyrihut (ETH) është i gatshëm që t’i përkrah edhe studentët e tjerë nga gjitha trojet shqiptare me qëllim që ata të mund të mbarojnë studimet e tyre në univerzitetet më prestigjioze të botës. Veç kësaj ata kanë shprehur gatishmërinë të jenë referencë për talentet e shkencave kompjuterike në Kosovë. Ata mund të ndihmojnë institutet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.Tv Koha.
Autor/Sheval Muharemi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *