Home / Lajme / Maqedoni / Doktorantët tetovarë motivim për gjeneratat e reja

Doktorantët tetovarë motivim për gjeneratat e reja

28 janar-Qëllimi është që njohuritë e fituara nga studimet t’i shfrytëzojë për të mirën e gjithë njerëzimit, dhe gjithashtu të jemi shembull për të gjithë studentët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në univerzitetet botërore për të kontribuar për të mirën e popullit të tyre”, thotë Amiri.
Megjithatë krahas ngritjes së tyre profesionale dhe akademike, qëllimi i tyre është që të ndihmojnë studentët shqiptarë të cilët dëshirojnë që të vazhdojnë studimet në master dhe doktoraturë jashtë vendit.

Tetovarët Amir Muaremi dhe Agon Bexheti, janë dy kuadrot të cilët tashmë rrugëtojnë në botën akademike në Zvicër. Që të dy janë me prejardhje nga Tetova, njëri ende pa e kryer shkollimin fillor shkon në Zvicër, kurse tjetri pasi kryen studimet në UEJL vazhdon studimet master dhe doktoraturën në Zvicër. Që të dy ndonëse në moshë të re sot janë shembull i mirë për të gjithë se me dëshirë, vullnet dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka në jetë. Amir Muaremi është i lindur në vitin 1984. Shkollën fillore e filloi në ‘’Liria’’ të Tetovës, ku në klasën e 6-të në moshën 13 vjeçare i bashkohet familjes në Zvicër për të përfunduar shkollën fillore. Pas përfundimit të shkollës fillore, ai vendos që të regjistrohet në shkollë të mesme në drejtimin e informatikës, të cilën e mbaron me sukses të shkëlqyer. Studimet “Bachelor” i vazhdon në fushën e elektro-teknikës në Rapperswil të Zvicrës, ku gjithashtu dallohet si student. Motivimi për të vazhduar studimet e shtyn të regjistroj studimet Master në Univerzitetin ETH Zurich në fushën e njëjtë. Pas përfundimit të temës së masterit në univerzitetin Londinez Imperial College, në vitin 2011 iu ofrua mundësia për vazhdimin e studimeve të doktoraturës në Univerzitetin ETH Zurich dhe tanimë, pas një pune të gjatë arriti që të mbrojë temën e doktoraturës.“Qëllimi është që njohuritë e fituara nga studimet t’i shfrytëzojë për të mirën e gjithë njerëzimit, dhe gjithashtu të jemi shembull për të gjithë studentët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në univerzitetet botërore për të kontribuar për të mirën e popullit të tyre”, thotë Amiri. Megjithatë krahas ngritjes së tyre profesionale dhe akademike, qëllimi i tyre është që të ndihmojnë studentët shqiptarë të cilët dëshirojnë që të vazhdojnë studimet në master dhe doktoraturë jashtë vendit. Ndërkaq, Amiri nuk është i vetmi tetovarë që vijon rrugën akademike në Zvicër. Tashmë në studimet e doktoraturës është edhe Agon Bexheti . Ai lindi në vitin 1987, në Reçicë të Vogël të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në Tetovë gjegjësisht në shkollën “Naim Frashëri”, ndërsa të mesmen në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në drejtimin matematiko-natyror. Studimet “Bachelor” i vazhdoi në Universitetin e Evropës Juglindore në fushën e Informatikës. Në vitin 2008 qëndron një muaj në Vienë, për punë praktike në Erste Bank, kurse në vitin 2010 fiton bursë për studime “Master” nga Konfederata Zviceriane dhe pranohet në Politeknikun e Lozanës – EPFL në fushën e njejtë. Gjatë studimeve të magjistraturës kryen një punë praktike 6 mujorë në CERN (Qendra Evropiane për Kërkime Nukleare) në Zhenevë. Semestrin e fundit e kalon në ETH Zurich ku e shkruan temën e magjistraturës. Pas kësaj, në vitin 2014 ju ofrua mundësia që të vazhdojë me studime të doktoratuës në Universitetin e Luganos, ku punon në një projekt evropian që ka për qëllim të bëjë kërkime se si mund të përdoret teknologjia për të rritur memorien e njerëzve.Edhe pse të dy tetovarët janë shumë modest për arritjet e tyre jashtë vendit në nivelin akademik, megjithatë ata dëshirojnë që edhe kontributin e tyre ta japin në vendlindjen e tyre. “Unë kam patur mundësinë që të krahasojë të dy “modelet” e studimeve universitare në Maqedoni dhe në Zvicër. Dallimet e mëdhaja më shtojnë dëshirën që në një të ardhme të jap kontribut në vendlindje që këto dallime të zvoglohen. Pra do të isha kthyer kur të vlerësoj se disa gjëra parimore janë ndryshuar këtu”, thotë Agoni. Të njëjtin mendim e ka edhe Amiri i cili thekson se do të ndihmojë të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit.“Qëllimi kryesor jo vetëm i imi por edhe i doktorantëve të tjerë këtu në Zvicër është që të ngrisim nivelin e shkollimit ose edukimit në vendlindje në aspektin akademik. Ne kemi profile të ndryshme, kështu që forma e kontributit është e ndryshme. Disa do të kthehen në vendlindje dhe disa nuk do të kthehen. Kjo varet edhe nga situata që do të mbizotrojë atje. Ne të gjithë që jemi në Zvicër dhe në diasporë duhet të krijojmë një agjendë për arritjen e këtyre qëllimeve. Në këtë plan afatgjatë do të inkuadrohen edhe shokët tonë me qëllime të njejta që jetojnë në vendlindje”, thotë Amiri.Ndryshe, Amir Muaremi, ka bërë një sërë hulumtimesh dhe shumë punime shkencore. Zbulimi i tij është përfshirë me një projekt evropian, pjesë e të cilit janë edhe disa fakultete teknike dhe disa spitale. Amiri është marrë me anën teknike, duke përdorur telefonat e mençur “smartphone” dhe orët e mençura “smartwatch” zbulon sëmundjet e ndryshme të pacientëve, sidomos të stresit. “Bëhet fjalë për analizë të sinjaleve bio-fiziologjike. Ne e bëjmë këtë në bashkëpunim me mjekët. Me këtë projekt ne reduktojmë shpenzimet nëpër spitalet europiane dhe qëllimi është që të gjithë personat e sëmurë të pajisen me këtë pajisje në shtëpi dhe të monitorohen 24 orë nga mjekët dhe nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme, duhet të konsultohet mjeku”, sqaron ai.Krahas këtyre tetovarëve në Universitetin Teknik të Cyrihut poashtu janë duke doktoruar edhe shumë student nga Maqedonia dhe Kosova siç janë Arbër dhe Bledar Fazlija, Meriton Ibraimi, Meriton Mihovci dhe shumë të tjerë.Këta doktorantë vazhdojnë ngritjen e tyre edhe më tej në Zvicër ndërsa janë të gatshëm që të ndihmojnë dhe të udhëzojnë të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë një rrugëtim të këtillë akademik.Nga ana tjetër Maqedonia dhe Kosova mund të mburren me këta djem të ri të cilët ndërtojnë jetën e tyre akademike por duke menduar që të jenë gjithmonë në shërbim të vendlindjes. Tv Koha
Urim HASIPI

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *