Home / Lajme / Maqedoni / Dorëhiqet kryetarja e sapo zgjedhur e PPD-së, Teuta Llalla (VIDEO)

Dorëhiqet kryetarja e sapo zgjedhur e PPD-së, Teuta Llalla (VIDEO)

29 janar-Dorëheqja ime dëshmon se ka disa interesa madhore që nuk mund të shkelen për asnjë interes personal. Përpara asaj që mu servua, unë zgjodha dorëheqjen me nder dhe nuk pranova të notoj në ujërat e ndotura. Faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim në Betejat e Ardhshme”, theksohet në fund të deklaratës.

Kryetarja e sapozgjedhur e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), Teuta Llalla është dorëhequr nga kjo detyrë duke sqaruar arsyet e tërheqjes së saj.

Më poshtë vijon edhe një deklaratë e plotë e saj lidhur me dorëheqjen:

D E K L A R A T Ë

Të nderuar delegat dhe kuvendar të Kongresit të VI të PPD, mbajtur më 17 Janar 2015!

Suksesi i Kongresit të VI dhe zgjedhja në krye të PPD një grua, një nënë, një ish-ushtare e UÇK, që rrjedh nga një familje kombëtare, kalli shqetësim të thellë në strukturat shtetërore sepse u zgjodh një njeri që nuk vjen nga guzhinat e UDB së vjetër jugosllave por nga bagazhi patriotik kombëtar.

Prej disa ditësh u shantazhova nga njerëz të caktuar që njihen si ish komunistët të cilët bredhin me pasaportë diplomatike që duhet të zgjidhen në mënyrë diktatoriale komuniste dhe jo me votë demokratike, Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Kuvendit të PPD-s. Për 8 ditë unë nuk pranova që këto gjëra të ndodhin sepse nuk jam zgjedhur me vërtetim të dalë nga dera e shtëpisë sime, kryetare e PPD, por u zgjodha në mënyrë demokratike, me vota të lira, dhe për zgjedhjen time kanë qenë dëshmitarë qindra sy dhe dhjetëra media.

Prej disa ditësh kërkova listën e Kuvendarëve të votuar në Kongres, por ajo listë nuk mu dha asnjëherë, sepse nëntoka e strukturave shtetërore kishte ndryshuar emrat e Kuvendarëve. Kjo parti prej dy vitesh udhëhiqej nga një treshe të cilët kishin role të ndara: njëri përdorte diplomacinë, tjetri arrogancën dhe i fundit luante rolin e naivit. Këta të tre pas Kongresit bllokuan vulat e partisë, proces-verbalin e Kongresit të VI dhe të gjithë materialet që duheshin të dërgohen në Gjykatën e Tetovës që juridikisht të marr mandatin zyrtar si Kryetare e PPD.

Të respektuar delegat dhe Kuvendar të Kongresit VI të PPD që më votuat për një dëshirë, për ëndrrën e rikthimit me nder të PPD në skenën politike, që më mbështetët në kohët e vështira dhe që më besuat postin e kryetarit të PPD, ju premtova atë ditë në sy se nuk do t’ju tradhtoja, nuk do t’ju braktisja kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë për ndonjë përfitim personal. Nuk do të bëja pas shpinës suaj asgjë që do të cënonte jetën, dinjitetin, të ardhmen dhe shpresën tuaj. Nuk do të merrja asnjë vendim pa e ndarë me ju, pa u këshilluar me ata që më besuan dhe votuan, sepse nuk do të gjeja paqe në shpirtin tim për shkak të trazimit të besimit dhe shpirtit tuaj.

Unë nuk mund të pranoja të bëhesha pjesë e marrëveshjeve nëntokësore në dëm të interesit të popullit tim, unë nuk mund të pranoja që duke u keqpërdorur vula e partisë të mblidhen fonde për larjen e borxheve të firmave të falimentuar.

Që nga themelimi i PPD-s në vitet 1990, ka ekzistuar një luftë e brendshme midis UDB Jugosllave komuniste dhe patriotëve shqiptar, por për fatin e keq gjithnjë ka fituar grupacioni i kuzhinës së UDB. Kjo tregon se, Logës, Emrit dhe Zgjimit të PPD i trembet shumë ky shtet.

Fjalët e mia janë të sinqerta, ato vijnë nga thellësia e shpirtit të pastër familjar, sepse unë jam Teuta Kamberi- Llalla,që nuk mund të shkeli mbi Betim Kombëtar.
Prandaj unë sot jam dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i kryetares së PPD të sapo zgjedhur më 17 Janar 2015, me vota demokratike.

Dorëheqja ime dëshmon se ka disa interesa madhore që nuk mund të shkelen për asnjë interes personal. Përpara asaj që mu servua, unë zgjodha dorëheqjen me nder dhe nuk pranova të notoj në ujërat e ndotura. Faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim në Betejat e Ardhshme”, theksohet në fund të deklaratës.

Reagon PPD
Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka reaguar lidhur me dorëheqjen e kryetares së sapozgjedhur Teuta Llalla.

Më poshtë vijon edhe deklarata e plotë partiake:

PPD konsideron se një akt i tillë, pa nevojë i përshpejtuar dhe i padebatuar në organet e partisë, i dëshpron delegatët e Kongresit të VI-të të cilët një javë më parë me zell ia dhanë asaj besimin ta drejtojë këtë parti në betejat e ardhëshme politike gjë që e dëshmon papërvojën e saj politike.Një veprim i tillë i pamatur dhe i dëmshëm për partinë dhe për veten e saj me siguri se i vërteton mossukseset e ecejakjes se saj të deritashme politike herë në USHT, herë në PDSH,herë në BDI e PPD dhe se fatkeqsisht paraqet një zgjidhje jo të qëlluar kadrovike për partinë.
PPD e kupton gjendjen psikike në të cilën është gjetur zonja Llalla nga presionet e njëpasnjëshme të bashkëshoriti të saj dhe atë e konsideron si viktimë politike të tij. Ajo e ka pasur tepër rëndë pas ultimatumit telefonik të bashkëshortit të saj nga selia e partisë të zgjedhë midis dy të këqiave: “Ose..ose”. Besimi i delegatëve dhënë asaj në këtë rast ka qenë kurbani që kryetarja e ka dhënë për “ose” më pak të keqe. Kështu kryetarja i solli dëmë partisë por nuk e la pa dëmtuar edhe vetëveten! Na vjen keq që ajo nuk e pati durimin të presë deri ditën e shtunë ditë për të cilën e mori obligimin të thërret konsultime në nivel të kryesisë së ngushtë dhe aty ti shpalosë planet e saja të dirigjuara nga brenda dhe jashtë dëmtuese për partinë.
Zonja Llalla nën dirigjimin e tutorit të saj, (“kryetarit alternativ” i cili nëpër kafenetë e Tetovës filloi të bëjë lista kadrovike para kohe) e nisi javën mbrapsht në PPD: e këndoi bismillah-in mbrapsht. Në vend që ajo të ulet në kabinetin e saj në PPD dhe të pres vizita e urime nuk shkeli fare aty dhe kur shkeli e shkreti. Anëtarsia e PPD-së ka pritur që ajo në takimin e parë me bashkëpartiakët e saj ta shpalosë vizionin e saj politik si të ecë më tej partia. Por atë tutori e paska ngarkuar me mision tjetër: të sheh tinëzisht, me bisht të syrit ku janë vulat, ku janë verbalet duke qenë injorante se ato në çdo parti i mban sekretari teknik. Madje në komunikatën e saj ajo me pafytyrë don ti baltosë edhe njerëzit të cilët janë më meritorit për emrimin e saj për kryetarë dhe të cilëve u thurrte lavde publike, njërëzit të cilët ia shkruajtën fjalimet, deklaratat, intervistat, njerëzit të cilët ate e ngriten deri në qiell! Ajo nga dëshira e madhe për tu bërë kryetare nuk e dëgjoi apo nuk deshi të dijë se partia në Kongresi votoi Komsionin mbikqyrës detyra e të cilit është ta mbikqyrë punën e organeve të partisë dhe të sjellë vendime obligative për të gjitha organet e partisë dhe akuzat t’ia parashtrojë këtij organi por u vu në rolin e hetuesit, Atë që e ka shkruar në tekstin e dorëhjekjes që, supozojmë se mund t’ia ketë shkruar dikush, do ta ketë tepër vështirë ta arsyetojë para organeve kompetente.
PPD nuk do ti komentojë akuzat e saja për shërbimet sekrete sepse ka shumë për të thënë në këtë lëmi, por do të veprojë atje ku duhet.
Në fund PPD e falenderon zonjën Llalla për kontributin e saj si zëdhënëse e PPD-së dhe shpreh keqardhjen e saj se Zonja Llalla në vend që të shkojë kah ujet, ( “sic itur ad astra” kanë thënë latinët) me jointelegjencën e saj dhe kokën e huaj, e futi kokën thellë në baltë!”, thuhet në fund të deklaratës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *