Home / Lajme / Maqedoni / Dramë në Shkup: Trafikanti kanoset se do ta vrasë fëmijën e vet

Dramë në Shkup: Trafikanti kanoset se do ta vrasë fëmijën e vet

7 janar-Pas dy orëve i denoncuar është pajtuar që të lejoj të futet në shtëpi njëri nga policët, dhe në momentin e parë që ai është larguar nga gruaja dhe fëmija, ai është arrestuar.

Njësiti për tregti jo të ligjshme me armë pranë SPB Shkup, me kallëzim penal në Prokurorinë Publike, ka dorëzuar 46 vjeçarin D.GJ., nga Shkupi. Ai dyshohet se në mënyrë të paligjshme është furnizuar me sasi të madhe të armëve dhe plumbave, ndërsa më 2 janar ka mbajtur fëmijën e tij peng, për të mos lejuar policëve të bëjnë kontroll në shtëpinë e tij.

Në momentin kur policia ka ardhur në shtëpinë e tij, nga njëra prej dritareve është paraqitur i denoncuari, me bashkëshorten e tij dhe fëmijën të cilin e ka mbajtur në dorë.

Efektivëve policor, ai ju ka thënë se nëse tentojnë të hyjnë brenda do të gjuajë me armë në drejtim të tyre por edhe ndaj fëmisë.

Pas dy orëve i denoncuar është pajtuar që të lejoj të futet në shtëpi njëri nga policët, dhe në momentin e parë që ai është larguar nga gruaja dhe fëmija, ai është arrestuar.

Në shtëpinë e tij pas kontrollit të bërë është gjetur sasi e madhe e armë.

Të dyshuarit iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *