Home / Lajme / Maqedoni / Dramë në Spitalin e Shkupit – Vritet motra medicinale, i dashuri tenton vetëvrasjen

Dramë në Spitalin e Shkupit – Vritet motra medicinale, i dashuri tenton vetëvrasjen

10 Janar – pas këtij akti tragjik personi i cili ka vrarë gruan, është ngjitur mbi çatin e Spitalit për Fëmijë në Shkup, dhe ka dashur të vetëvritet.

Sonte në Spitalin për Fëmijë në Shkup ka ndodhur një tragjedi e vërtetë. Almakos nga burime jozartare merr vesh se një grua ka mbetur e vrarë, dhe pas këtij akti tragjik personi i cili ka vrarë gruan, është ngjitur mbi çatin e Spitalit për Fëmijë në Shkup, dhe ka dashur të vetëvritet.

Por, sipas informatave tona rreth orës 20.30, ka arritur policia në vendngjarje, pasi është lajmëruar se ndodhet një burrë i panjohur mbi çati, i cili kërcënohet se do të vritet, kurse afër tij është gjendur trupi i pajetë i një gruaje.

Tentimi për vetëvrasje i burrit ka zgjatur prej orës 19:00, deri në ora 23:00.

Tashmë policia ka arritur ta kapë burrin në fjalë, dhe dyshohet se ai e ka mbytur gruan./Almakos

21:00 Një djalosh 23 vjeçar nga lagjja Petrovec e Shkupit ka mbytur me duart e veta të dashurën e tij,që punonte si motër medicinale. Ngjarja makabre ka ndodhur mbrëmë në spitalin shtetëror të Shkupit në kulmin e Klinikës për fëmijë.

Djaloshi ia ka vendosur duart në fyt, të dashurës së vet dhe nuk e ka lëshuar deri në frymën e fundit. Më pas ka dashur të kërcej nga kulmi i spitalit të fëmijëve, gjegjësisht nga kati i gjashtë.

Policia dhe prokuroria ka marrë të gjitha masat për ndriçimin e kësaj tragjedie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *