Home / Lajme / Maqedoni / Eco Guerrila mbledh para për Izairin

Eco Guerrila mbledh para për Izairin

16 janar-Nuk shohim asnjë arsye pse zotëri Nurhan Izairi, duhet të konsiderojë veten ministër i Mjedisit jetësorë, përveç rrogës që merr. Ndonjë punë tjetër nuk duket se është duke bërë aty. Ja do grumbullojmë ne fonde merri të gjitha vetëm ik prej aty se kot rri”, u shpreh Arianit Xhaferi, “Eco Guerilla”.

Banorët e Tetovës dhe rrethinës u mblodhën sot për të dhuruar simbolikisht para, për t’i siguruar rrogën ministrit të Ekologjisë Nurhan Izairi, duke i kërkuar atij që të japë dorëheqje meqenëse nuk merr masa për mbylljen e Jugokromit.

Drejtuesi i lëvizjes kundër ndotjes Arianit Xhaferi kërkoi nga ministri Izairi të lërë postin pasi, sipas tyre, nuk është në gjendje të marrë vendim në të mirë të popullatës.

Aktivistë të kësaj lëvizje sot nga qytetarët e Tetovës gjegjëissht nga xhemati në Xhaminë “Gam-Gam” kanë grumbulluar një sasi të hollash të cilët do ti dërgohen ministrit. Arjanit Xhaferi nga Lëvizja EcoGuerilla tha se kanë kaluar dy muaj e gjysëm që kur ministri Izairi, i dh afat tjetër gjashtëmujor Jugohromit të helmojë qytetarët e Tetovës dhe nga ajo ditë deri më sot kemi patur 76 ditë me ajër të helmuar, pra çdo ditë nga data 1 nëntor e deri më 16 janar kanë qenë ditë në të cilët banorët e Tetovës me rrethinë kanë thithur ajër të helmuar.

“Pasi vërejmë se ministri nuk ka fuqi të ndalë këtë helmim të Tetovës, atëherë ne lëvizja “Eco Guerill”a atë nuk e njohim dhe nuk e pranojmë si ministër. Por konsiderojmë si një i punësuar në atë ministri. Për t’i siguruar rrogën që ia ka qejfi, sot kemi marr iniciativë të mbledhim një fond dhe kështu ta bindim atë të jep dorëheqje. Nuk shohim asnjë arsye pse zotëri Nurhan Izairi, duhet të konsiderojë veten ministër i Mjedisit jetësorë, përveç rrogës që merr. Ndonjë punë tjetër nuk duket se është duke bërë aty. Ja do grumbullojmë ne fonde merri të gjitha vetëm ik prej aty se kot rri”, u shpreh Arianit Xhaferi, “Eco Guerilla”.

Pjesëtarë të Eco Guerillës kanë paralajmëruar protestë akoma më masive kundër ndotjes së ajrit, dhe data pritet të shpallet javën tjetë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *