Home / Lajme / Rajon / Edhe sot protesta kundër Jabllanoviqit

Edhe sot protesta kundër Jabllanoviqit

16 janar-
Aktiviteti i shoqatave të të pagjeturve do të organizohet pranë Ministrisë së Kthimit në Fushë Kosovë, dhe do të përkrahet edhe nga studentët. Protesta do të vazhdojë edhe nesër në Gjakovë, qytetarët e së cilës, Jabllanoviq i quajti “egërsira”.

Sot qytetarët e Pejës do të protestojnë kundër deklaratave fyese të zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviq, drejtuar qytetarëve të Gjakovës. Po ashtu, një aktivitet do ta organizojnë edhe shoqatat e të pagjeturve.

Aktiviteti i shoqatave të të pagjeturve do të organizohet pranë Ministrisë së Kthimit në Fushë Kosovë, dhe do të përkrahet edhe nga studentët. Protesta do të vazhdojë edhe nesër në Gjakovë, qytetarët e së cilës, Jabllanoviq i quajti “egërsira”.

Ndërkohë, dje studentët e Universitetit të Prishtinës kanë vendosur në rrethojat e objektit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Fushë Kosovë, mbishkrimet “Kosova nuk është Metohi, nuk është Serbi, Kosova është Republikë”.

Ata kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa, shkarkimin e Jabllanoviqit. Studentët dolën me një aktivitet simbolik duke vendosur edhe fotografi të gjenocidit në rrethojat e ministrisë.

Në këtë mënyrë, ata duan të ia rikujtojnë Jabllanoviqit, masakrat që Serbia i bëri gjatë luftës së fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *