Home / Lajme / Maqedoni / Ekskluzive: Labinot Tahirit i ndalohet hyrja në Maqedoni, pasi mori pjesë në protestën e “Monstrës”!

Ekskluzive: Labinot Tahirit i ndalohet hyrja në Maqedoni, pasi mori pjesë në protestën e “Monstrës”!

17 Janar – Në vendimin e MPB-së, Labinot Tahirit i ndalohet hyrja në Maqedni deri në korrik të 2015. Ai u ndalau sonte në orën 19:45 në pikën kufitare Bllacë.

Këngëtarit kosovar, Labinot Tahiri i është ndaluar hyrja në Maqedoni, shkaku i prezencës së tij në protestat e rastit Monstra. Këngëtari e ka dëshmuar këtë në rrjetin e tij të Facebook-ut, ku edhe ka shpërndarë vendimin për ndalesë në Maqedoni, njofton TetovaSot.

Në vendimin e MPB-së, Labinot Tahirit i ndalohet hyrja në Maqedni deri në korrik të 2015. Ai u ndalau sonte në orën 19:45 në pikën kufitare Bllacë.

“Unë asnjeherê nuk kam pasur ndalesê sa i përket ardhjes sime në Maqedoni! Sonte kam pasur një mbremje në Shkup, por u ndalova qē të hyjē mbrenda kufirit, me vjen keq shum! Unë këtë ndalesë e kam deri në korrik të 2015!
Unë këtē ndalesë e kam pēr pjesmarrjen time që isha me datën 04.07.2014 në PROTESTË PER RASTIN MONSTRA!
Ne atē kohë isha vetem perkrahēs i vllezerve tanë në mēnyrē paqësore, por tani e kam të ndaluar!
Qofshim te bashkuar gjithmon ne shqiptarët!”, shkruan në Facebook, Labinot Tahiri/TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *