Home / Lajme / Maqedoni / EVN Maqedoni e zhvilloi rrjetin distributiv në rajonin e Gostivarit

EVN Maqedoni e zhvilloi rrjetin distributiv në rajonin e Gostivarit

23janar-Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta është i kënaqur nga bashkëpunimi me EVN Maqedoninë ku u shprehë se çdo investim është i mirëseardhur për zhvillim në këtë rajon. Gjithashtu, theksoi se pagesa e rregullt e faturave do të sjellë benificione në rritjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes dhe zhvillim, stabilitet në furnizim.

EVN Maqedoni prezantoi programin investues për zhvillim të rrjetit distributiv në rajonin e Gostivarit. Në pres konferencën së bashku me qeverinë lokale u promovun projektet e realizuara dhe u paralajmëruan hapat e mëtutjeshëm për zhvillim në rrjetin distributiv.
EVN ndërtoi dy trafostacione të reja në fshatin Debreshë dhe Dobridoll me çka u përmirësuan tensionet dhe sigurimi në furnizim me energji elektrike tek konsumatorët nga këto vendbanime.
Është ndërtuar më shumë se 20 km rrjet distributiv i tensionit të mesëm dhe më shumë se 30 km nga ekzistuesja e cila plotësisht është rikonstruar. Janë ndërruar shtyllat e vjetra me ato të reja dhe janë ndërtuar 220 shtylla të vjetra të drurit me ato të reja të betonit.
EVN Maqedoni e rekonstruoi dhe rrjetin distributiv në rajonin industrial të Gostivarit me çka direkt e mbështeti dhe zhvillimin e zonës industriale. Investimi i plotë deri më tani arrin shumën e 250 000 euro.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta është i kënaqur nga bashkëpunimi me EVN Maqedoninë ku u shprehë se çdo investim është i mirëseardhur për zhvillim në këtë rajon. Gjithashtu, theksoi se pagesa e rregullt e faturave do të sjellë benificione në rritjen e investimeve në rrjetin e shpërndarjes dhe zhvillim, stabilitet në furnizim.
EVN do të vazhdojë të zhvillojë dhe modernizojë rrjetin e shpërndarjes në rajonin e Gostivarit me qëllim që t’ju përmbushë kushtet e nevojshme amvisërive dhe industrisë. Qëllimi ynë kryesor është që të gjithë të furnizohen me energji elektrike kualitative të sigurtë, theksoi dr. Igor Gievski, anëtar i Bordit drejtues të EVN Maqedonisë.
Për vitin 2015 EVN planifikon që të bëjë investime të reja në rrjetin e shpërndarjes në rajonin e Gostivarit dhe rekonstruim të pastrimit të rrjetit të largpërçuesit në disa nga fshatërat në këtë rajon.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *