Home / Lajme / Maqedoni / Georgievski: Qeveria me politikë proserbe

Georgievski: Qeveria me politikë proserbe

25 janar-Shumë vite nuk desha ta them këtë në mënyrë të qartë megjithatë definitivisht kur t’ shtroni të gjitha këto lojëra të viteve të fundit do të shihni se ata kanë qëllim të qartë, Maqedonia sa më larg BE dhe NATO-s, sa më afër Serbisë dhe me siguri në një fazë të caktuar dhe bashkim me Serbin”, u shpreh Lupço Georgievski, ish kryeministër.

Ndryshimet kushtetuese nuk do të përmirësojnë situatën në Maqedoni pasi kanë të bëjnë vetëm me një grup të caktuar. Kështu deklaron ish kryeministri dhe lider i partisë VMRO-Popullore Lupço Georgievski në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë. Sipas tij pushteti trillon projekte që nuk janë thelbësore për vendin.“Nëse i shikoni ndryshimet kushtetuese do shihni se nuk keni diçka substanciale, më shumë bëhen në interes të një grup të them, megjithatë nuk ka diçka globale që do të përmirësonte situatën në Maqedoni ose që punët të shkojnë përpara”, tha Lupço Georgievski, ish kryeministër.Sipas Georgievskit qytetarët e Maqedonisë sot jetojnë më keq se në kohën kur ishin nën ombrellën e Jugosllavisë ndërsa politikën e pushtetit aktual e cilësoi si politikë klasike jugosllave. “Tensioni ndëretnik me shqiptarët në planin e brendshëm mbahet, mund të them në nivel të lartë dhe kemi një afrim maksimal të Maqedonisë drejt fqinjit verior. Ne praktikisht jemi në një situatë shumë më të keqe se sa që ishte Maqedonia në kuadër të Jugosllavisë. …Kjo është një politikë klasike jugosllave dhe unë vlerësoj se qeveria aktuale si duket është instrument i politikës së Beogradit në Maqedoni. Shumë vite nuk desha ta them këtë në mënyrë të qartë megjithatë definitivisht kur t’ shtroni të gjitha këto lojëra të viteve të fundit do të shihni se ata kanë qëllim të qartë, Maqedonia sa më larg BE dhe NATO-s, sa më afër Serbisë dhe me siguri në një fazë të caktuar dhe bashkim me Serbin”, u shpreh Lupço Georgievski, ish kryeministër.Ai akuzon pushtetin se nuk ka në fokus reformat euroatlantike por projekte që nuk janë esenciale si dhe për politikën e gabuar ekonomike që po zbaton qeveria.“ Unë vlerësoj se në mënyrë parimore është mirë që partia kryesore opozitare veproi radikalisht, pasi që definitivisht në Maqedoni diçka duhet të ndryshoj, d.m.th. beteja e tyre është beteja edhe e të gjitha partive më të vogla politike, d,m.th. liria e medieve, zgjedhje të rregullta pa hapësirë për falsifikim dhe manipulim. Katër pikat tjera i mbështetëm dhe vlerësojmë se njashtu duhet që të plotësohen, dhe mendojmë se problemi kryesor vjen prej pikës së pestë për qeveri teknike, gjegjësisht qeveri e cila do t`i organizonte zgjedhjet”, theksoi Georgjievski.

Gjithashtu lexo

Gjykata refuzon ankesat e të akuzuarve në lëndën “Trezor”

Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror në Gjykatën Penale, në lëndën e PSP-së të njohur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *