Home / Lajme / Rajon / Gjendje e jashtëzakonshme, koktej molotovi në drejtim të Policisë

Gjendje e jashtëzakonshme, koktej molotovi në drejtim të Policisë

27 janar-Policia e Kosovës ka filluar të përdorë përveç gazlotësjellësit, edhe autoblindë uji. Raportohet për protestues dhe policë të lënduar. Protestuesit ndodhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërkohë në vendngjarje shihen edhe autoblinda uji. Protestuesit po gjuajnë me gurë në drejtim të Policisë.

Turmë e re protestuesish është parë duke u nisur në drejtim të sheshit “Nënë Terezë”, ndërkaq janë shtuar edhe mjetet tjera të Policisë së Kosovës. Policia sulmohet me koktej molotovi.

Gjendja vlerësohet të jetë kaotike, ndërsa raportohet për mbi 20 të lënduar, në mesin e të cilëve ka protestues dhe policisë.
Në mesin e qytetarëve raportohet të jetë edhe Rexhep Selimi.

Gjendje kaotike, Policia shpërndan protestuesit edhe me autoblinda uji (Video Live)

Protestuesit aktualisht janë duke tentuar të hyjnë në automjetet e Policisë, ndërkohë që po vazhdon përleshjet e Policisë me protestues.

Policia e Kosovës ka filluar të përdorë përveç gazlotësjellësit, edhe autoblindë uji. Raportohet për protestues dhe policë të lënduar. Protestuesit ndodhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërkohë në vendngjarje shihen edhe autoblinda uji. Protestuesit po gjuajnë me gurë në drejtim të Policisë.
Protestuesit zhvendosen në sheshin “Nënë Tereza”

E plotësuar: Policia e Kosovës ka larguar protestuesit nga sheshi “Skëndërbe” me gazlotësjellës. Ndërkohë po shihen ambulanca që po ofrojnë ndihmë për të lënduarit. Afër teatrit kombëtar është parë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Turma tashmë është zhvendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

Vazhdon gjendja e tensionuar

E plotësuar: Policia e Kosovës është duke tentuar t’i largojë qytetarët që ndodhen para Qeverisë së Kosovës. Në fakt, qytetarët i kanë ndarë në dy pjesë në tentativë për t’i larguar. Raportohet për një polic të lënduar dhe disa protestues të lënduar.

Sërish përleshje mes protestuesve dhe Policisë, disa të lënduar

E plotësuar: Protestuesit sërish kanë filluar të përleshen me Policinë, ndërkohë që kjo e fundit po përdorë gazlotësjellës. Numri i forcave policore është i madh, ndërkohë që mësohet edhe për të lënduar

Në protestë janë parë ambulancat, ndërsa më parë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është larguar nga protesta dhe ka hyrë në njërën nga restorantet e afërta.

Policia përdor gazlotësjellës

E plotësuar: Policia e Kosovës ka filluar të përdorë gazlotësjellës kundër protestuesve. Ndërkaq, protestuesit kanë filluar të gjuajnë në drejtim të Policisë.

Protestuesit kanë filluar të gjuajnë dhe të shtyhen me Policinë, pas ultimatumit për largimin e barrikadave. Protestuesit po brohorisin “Hiqni barrikadat”, “Sheshi është i jonë”, “Mos na sulmoni”. Organizatorët po kërkojnë nga protestuesit të mos gjujanë gjësende.

E plotësuar: Donika Kadaj Bujupi nga AAK-ja, tha se megjithëse Qeveria e Kosovës me çdo kusht tentoi ta ndalë protestën, ajo tha se këtë nuk do të arrijnë pasi do të mbrohen resurset natyrore që na i foli natyra.

Ndërkaq, përfaqësues të VV kërkuan nga Policia që të mos e provokojë situatën.

Ajo tha se lufta çlirimtare nuk lejon që kjo qeveri ta humb paqen dhe ndërtimin e shtetit.

Protestuesit ultimatum Policisë: Për 15 minuta hiqni rrethojat (Video Live)

E plotësuar: Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje i ka dhënë ultimatum Policisë që brenda 15 minutave t’i heqin rrethojat, pasi sipas tij, protesta është paqësore dhe sheshi është i qytetarëve, jo i Qeverisë.

Molliqaj para protestuesve theksoi se nga mëngjesi Isa Mustafa është vënë kundër protestës, duke marrë autobusët me të cilët kanë udhëtuar qytetarët, ka larguar binën, etj.

Ai tha se ky kryeministri është rreshtuar përkrah Jabllanoviqit. Sipas tij, protesta paqësore nuk do të mund të ndalet me hekura.

“Nuk jemi egërsira po qytetarë të Republikës së Kosovës”, tha ai.

E plotësuar: Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është vendosur tashmë para protestuesve të shumtë të cilët kërkojnë largimin e barrikadave, duke pretenduar se sheshi nuk është i qeverisë, por i qytetarëve.

Protestës i bashkëngjitet Albin Kurti e Ramush Haradinaj (Video Live)

E plotësuar: Ka arritur në protestë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ata i janë bashkangjitur qytetarëve të cilët po protestojnë, ndërsa numri i tyre gjithnjë është një rritje.Telegrafi

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *