Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe bastardohet nga ndërmarrja ‘Makedonija Pat’.

Gjuha shqipe bastardohet nga ndërmarrja ‘Makedonija Pat’.

4 janar-Për këtë bastardim të gjuhës nga ndërmarrja arsyetohen me mungesën e administratorit që mirëmban faqen i cili sikur edhe gjithë administrata e “Makedonija Pat” po ndihmojnë në menaxhimin e situatës së krijuar nga bora. Drejtori Gajur Kadriu premtoi se menjëherë do të angazhojë shërbimet që të korrigjojnë gabimet.

Ndërmarrja Publike ‘Makedonija Pat’ në faqen e saj zyrtare në gjuhën shqipe ka lëshuar një komunikatë për gjendjen e rrugëve, por e njëjta përmban gabime trashanike, të cilët pothuajse janë të pakuptueshme. “Shipping në të gjitha rrugët shtetërore janë aktualisht duke u zhvilluar në dimër në vend të mbetjeve të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve tona në detyrë. Aktualisht ripples severozapadniod Snow zapadniod jug pjesë të vendit”, shkruan në njoftim. Por ky njoftim nuk është i vetmi që prish imazhin e shqipes në këtë ueb, pasi shumë kategori të tjera janë përplot me terme dhe fjali që nuk asnjë lidhje më gjuhën shqipe. Për këtë bastardim të gjuhës nga ndërmarrja arsyetohen me mungesën e administratorit që mirëmban faqen i cili sikur edhe gjithë administrata e “Makedonija Pat” po ndihmojnë në menaxhimin e situatës së krijuar nga bora. Drejtori Gajur Kadriu premtoi se menjëherë do të angazhojë shërbimet që të korrigjojnë gabimet. alsat

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *