Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski ndërhynë në konferencën e Plenumit të Profesorëve

Gruevski ndërhynë në konferencën e Plenumit të Profesorëve

5 janar-Profesorët fillimisht pranuan ofertën e Gruevskit për debat në Kuvend, që ishte edhe kërkesë e tyre, por më pas e refuzuan atë. Ndërkohë debati ka vazhduar në Kuvend ku Gruevski ka shprehur vendosmërinë e qeverisë për miratimin e ligjit.

Kryeministri Nikolla Gruevski ka ndërhyrë në plenumin e profesorëve deri sa po jepnin deklarata për refuzimin e debatit pa studentet lidhur me provimin shtetëror dhe në ambienti hoteli.

Biljana Vankovska: Ne nuk jemi këtu për tu konfrontuar, prandaj refuzojmë të hyjmë në këtë sallë, sepse me kolegët tanë bisedojmë aty ku është vendi. Ata nuk janë armiqtë tanë, nuk janë tabor i kundërt. Kështu që, vendi ynë dhe ligji janë në parlament, dhe jo në hotel. Hotelet janë për turizëm, jo për parlamentarizëm.

Nikolla Gruevski: Profesoreshë, ejani në debat

Biljana Vankovska: Faleminderit kryeministër, atë e prisnim më herët

Nikolla Gruevski: Por ja ku jemi këtu, nëse jeni për debat ne jemi të përgatitur.

Biljana Vankovska: Tani sapo thash, hotelet janë për turizëm, jo për parlamentarizëm. Mund ti bëni apel Parlamentit, ne jemi gati të hymë dhe të bisedojmë. Nuk jemi kundër jush, as kundër kolegëve tanë. Mos e përçani komunitetin akademik.

Nikolla Gruevski: Mund të flas? Ky është vend ku edhe kolegët tuaj, dekanë, rektorë e profesorë, më shpesh mbanin takime. Deshëm të jetë në terren neutral, mos të thoni jo në Qeveri, në Parlament… prandaj zgjodhëm këtë vend. Por, mundet kudo që keni dëshirë. Doni në Parlament? Mund të shkojmë tani? Hajde, në 13:30 jemi aty. Ju presim

Profesorët fillimisht pranuan ofertën e Gruevskit për debat në Kuvend, që ishte edhe kërkesë e tyre, por më pas e refuzuan atë. Ndërkohë debati ka vazhduar në Kuvend ku Gruevski ka shprehur vendosmërinë e qeverisë për miratimin e ligjit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *