Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Zaev më kërcënoi me prova që i siguroi nga shërbimet e huaja

Gruevski: Zaev më kërcënoi me prova që i siguroi nga shërbimet e huaja

Shkup, 31 Janar – “E pyeta nëse është i sigurt për atë që flet dhe ai m’u përgjigj pozitivisht. E pyeta nëse bëhet fjalë për një shërbim të huaj sekret, dhe ai m’u përgjigj gjithashtu pozitivisht. Ai më tregoi disa detaje të bisedave telefonike që më bënë të kuptoj se një pjesë e tyre ishte e vërtetë, një pjesë tjetër gjysmë e vërtetë dhe një pjesë e pavërtetë” , tha Gruevski.

Shkup, 31 janar – Vetë Zoran Zaev më ka informuar se posedon prova dhe përgjime të cilat i ka siguruar në bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete.

Kështu tha kryeministri Nikola Gruevski, gjatë fjalimit para qytetarëve që u transmetua live në televizionin publik.

Ai foli për disa takime që kishte pasur me Zaev, në shtator dhe nëntor të vitit të kaluar, në të cilat ky i fundit i kishte thënë se posedon regjistrime të bisedave të kryeministrit, presidentit, ministrave dhe medieve.

“E pyeta nëse është i sigurt për atë që flet dhe ai m’u përgjigj pozitivisht. E pyeta nëse bëhet fjalë për një shërbim të huaj sekret, dhe ai m’u përgjigj gjithashtu pozitivisht. Ai më tregoi disa detaje të bisedave telefonike që më bënë të kuptoj se një pjesë e tyre ishte e vërtetë, një pjesë tjetër gjysmë e vërtetë dhe një pjesë e pavërtetë” , tha Gruevski.

Ai thotë se u alarmua kur kuptoi se vërtet kishte ndodhur ashtu siç i kishte thënë Zaev.

“Në ditët në vijim, ai filloi publikisht me kërcënimet. E shihja dhe e dëgjoja shefin e opozitës se si qëndron ulur përballë meje dhe flet me krenari se si ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja, nga të cilat është furnizuar me materiale që janë siguruar në mënyrë ilegale dhe që një pjesë është montuar. Nuk mund të besoja se njeriu i cili pretendon të drejtojë shtetin bashkëpunon me shërbimet e huaja. Ai më tha madje se ka pasur edhe një seri takimesh me ta. Për të gjitha këto ekzistojnë prova të forta”, tha Gruevski.

Ai tha se Zaev i ka shkaktuar dëm të madh shtetit dhe se bashkëpunimi me shërbimet e huaja nuk është i denjë për një politikan që pretendon të marrë nën drejtim qeverinë.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *