Home / Lajme / Botë / Hammond, Serbisë: Marrëveshja e Brukselit e rëndësishme për negociatat me BE-në

Hammond, Serbisë: Marrëveshja e Brukselit e rëndësishme për negociatat me BE-në

16 janar-
Hammond ka theksuar se kryeministrit Vuçiç i ka thënë se Britania e Madhe vlerëson “vendimet e tij të rënda dhe të forta kur është fjala për të ndryshuar ekonominë serbe”, në mënyrë që ta përshtatë dhe ta bëjë më konkurrente dhe pjesë e ekonomisë evropiane.

Pas takimit të sotëm me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond ka thënë se vendi i tij mbështet angazhimin e Serbisë në rrugën e euro-integrimeve dhe se për hapjen e kapitujve të ri për anëtarësimin në BE është i rëndësishëm zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe normalizimit e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton Anadolu Agency.

“Kur është fjala për hapjen e kapitujve negociues, me të vërtetë është i rëndësishëm zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Besoj se kapitujt duhet të hapen sa më shpejtë, sepse sa më shpejtë të hapen, aq më mirë për Serbinë”, ka thënë Hammond.

Duke kujtuar debatin i cili në Mbretërinë e Bashkuar zhvillohet kur është fjala për marrëdhëniet me BE-në, ai tha se është e qartë se vendi i Britanisë së Madhe është në “BE-në e reformuar dhe në BE-në e tillë e cila do të punojë në vlerat e saj ekonomike”.

Hammond ka theksuar se kryeministrit Vuçiç i ka thënë se Britania e Madhe vlerëson “vendimet e tij të rënda dhe të forta kur është fjala për të ndryshuar ekonominë serbe”, në mënyrë që ta përshtatë dhe ta bëjë më konkurrente dhe pjesë e ekonomisë evropiane.

Ai shtoi se gjatë vizitës në Beograd ka biseduar edhe me ministrin e Ekonomisë dhe ndërmarrësit nga Britania e Madhe për mundësitë e krijimit të një mjedisi të favorshëm biznesi dhe investime në Serbi dhe krijimin e vendeve të reja pune.

Kryeministri serb Vuçiç, në anën tjetër, ka theksuar se vizita e Hammondit në Beograd është mundësi e mirë për Serbinë që të ritheksojë qëllimet e sak strategjike, politike, taktike dhe ekonomike.

Hammond pasdite nga Beogradi do të udhëtojë në Zagreb, ndërsa të premten pritet të vizitojë edhe Sarajevën.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *