Home / Lajme / Maqedoni / Hanet e Mavrovës me më shumë borë

Hanet e Mavrovës me më shumë borë

12 janar-Zero gradë janë matur në Shkup, Ohër, Manastir, Shtip, Strumicë, Kumanovë, Vinicë dhe Pretor, 1 gradë në Kavadar dhe Demir Kapi, dy në Dojran dhe tre gradë në Gjevgjeli.

Temperaturë më e ulët nga minus 6 gradë mëngjesin e sotëm është matur në Mavrovë, 5 gradë nën zero në Krushevë, -3 në Llazaropole, -2 në Kriva Pallankë, Prilep dhe Berovë, -1 në Tetovë. Zero gradë janë matur në Shkup, Ohër, Manastir, Shtip, Strumicë, Kumanovë, Vinicë dhe Pretor, 1 gradë në Kavadar dhe Demir Kapi, dy në Dojran dhe tre gradë në Gjevgjeli.

DPHM informon se moti sot paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale dëbore me intensitet më të dobët. Rreth mesditës vranësirat do të zvogëlohen, reshjet do të ndalen gjithkund dhe do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare deri në përforcim, e cila në disa vende do të jetë edhe deri në 70 kilometra në orë.
Temperatura maksimale do të lëvizë prej -1 deri në 5 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil me temperatura negative mëngjesi, ndërsa ato ditoret do të jenë në rritje.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *