Home / Lajme / Maqedoni / Harun Idrizi, tetovari që deri në vdekje luftoi për pronën e tij mes Beogradit

Harun Idrizi, tetovari që deri në vdekje luftoi për pronën e tij mes Beogradit

12 janar-Haruni gjatë gjithë periudhës si punëtor i zellshëm ishte treguar edhe human ndaj popullatës shqiptare, dhe se ai gjithmonë ishte në shërbim të qytetarëve hallexhinjë dhe për nevoja të tjera. Harun Idrizi është një emër i dalluar dhe një burrë i urtë që gjithmonë shfaqte traditën dhe vlerat e Malësisë së Tetovës.

Cila është historia e afaristit Harun Idrizi nga Tetova, që deri në vdekje luftoi për rikthimin e pronës së tij të uzurpuar nga kriminelë serbë.Harun Idrizi nga Tetova, tashmë i ndjerë, është një personazh shqiptar që ka pasur një histori dhe golgotë interesante si një afarist i dalluar shqiptar mu në mes të Beogradit, dikur kryeqendra e ish-Jugosllavisë, dhe më pas e spastruar nga shqiptarët.Historia e tij lidhet me pronën e tij në Beograd, e cila ishte ishte uzurpuar nga kriminelë serb, që kishin mbështetjen institucionale.Bëhet fjalë për një pronë lokalesh në pjesën qendrore të Beogradit, e cila i’u vodh dhe konfiskua në periudhën e luftrave në ish-Jugosllavi dhe sidomos në periudhën nga viti 1999.Autori kryesor i këtij uzurpimi është një kriminel me emrin Dragan Ilievski me vendbanim nga Prishtina, i cili me ndihmën e avokatit serb Zhika Jokanoviç kishin kryer falsifikime të dokumenteve të njëpasnjëshme prej vitit 1999 e deri më sot, vetëm e vetëm për të mos i’a kthyer këtë pronë Harun Idrizit. Në këtë manipulim kriminal janë pjesëmarrës edhe Gjykata e Beogradit dhe Gjykata e Prishtinës, që kishin kryer falsifikime të dokumenteve për këtë uzurpim.Pas shumë per peripecive, një pjesë e lokalit i kthehet Harunit, ndërsa pjesa tjetër qëllimisht u la si kontest për vazhdimin e mashtrimit dhe manipulimit dhe se atij asnjëherë nuk i’u lejua hyrja në pronën e tij, duke gjetur arsye se policia nuk del për të kryer pranimin e lokalit.Bëhet fjalë për lokalin apo restorantin e qumështit “Beli Narcis” që u hap në vitin 1987 në rrugën “Bulevardi Revolucionit 350” në Beograd, ku aty punoi deri në vitin 1999. Në këtë vit nisin edhe peripecitë tmerruese të Harunit, i cili pasi në vitin 1999 kthehet në vendlindje për shkak të vdekjes së babait të tij, më nuk pati fatin të rikthehet dhe të punojë në lokalin e tij, sepse ai ishte uzurpuar nga kriminelë nga Kosova.Kjo histori gjenocidi ndaj një afaristi shqiptar zgjati deri në vitin 2015, kur Haruni kishte angazhuar mbi 20 avokatë për rikthimin e pronës së uzurpuar, të cilët gjithçka kishin bërë përmes falsifikimeve. Harun Idrizi kishte argumentet e fuqishme dhe realiteti ishte se prona i takonte atij, por kriminelët dhe institucionet e kriminalizuara serbe nuk e lanë ate që të shijojë pronën e tij, që e kishte arritur ta sigurojë me sakrificë dhe punë që nga mosha 12 vjeçare, duke punuar rrugëve të gurbetit. Ai u nda nga jeta më 6 janar 2015, me besimin e fuqishëm se prona do t’i kthehet një ditë.Familjarët dhe trashmëgimtarët e tij sot apelojnë tek të gjithë mediat rajonale dhe ndërkombëtare, organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, ambasadat si dhe institucionet e tjera, përfshirë edhe mediat që të ndikojnë në shpalljen e drejtësisë për këtë rast.“Kjo padrejtësi duhet të dal në dritë dhe të sfidojë drejtësia. Këtë padrejtësi të ngjajshme e kanë përjetuar edhe shumë shqiptarë të tjerë. Ne si familje do mundohena dhe do luftojmë deri ne fund të zbardhjes të padrejtesisë ndaj shqiptarëve”, theksojnë, familjarët e punëtorit të dalluar Harun Idrizit.Harun Idrizi u lind në vitin 1937 në Brodec të Malësisë së Tetovës. Ai në moshën 12 vjeçare mori rrugën e gurbetit për të fituar kafshatën e bukës dhe mbijetesën e familjes së tij. Ai fillimisht kishte bërë punë të ndryshme duke nisur nga pastrimi dhe punë fizike nëpër Beograd, duke përfunduar më pas në zanatin tradicional si mjeshtër i ëmbëlsirave.Ai duke punuar me përkushtim ditë e natë arriti të sigurojë një bazë financiare, dhe pas shitjes edhe të një pjese të pronës në Brodec, arriti të hap lokalin e parë në Beograd, ku punësoi 12 punëtorë, 6 prej të cilëve ishin të familjes së tij.Haruni gjatë gjithë periudhës si punëtor i zellshëm ishte treguar edhe human ndaj popullatës shqiptare, dhe se ai gjithmonë ishte në shërbim të qytetarëve hallexhinjë dhe për nevoja të tjera. Harun Idrizi është një emër i dalluar dhe një burrë i urtë që gjithmonë shfaqte traditën dhe vlerat e Malësisë së Tetovës. ina

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *