Home / Lajme / Maqedoni / Hashim Thaçi fton për dialog Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin

Hashim Thaçi fton për dialog Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin

22 janar-“Unë besoj se zoti Thaçi dhe zoti Ahmeti me urtësinë e tyre, me mençurinë e tyre, me largpamësinë e tyre, me vendosmërinë e tyre do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do të arrijnë mirëkuptimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm që kërkojnë edhe qytetarët dhe natyrisht të përfaqësohen në parlament me një shumcië meritore, me një shumicë të fuqishme, me një shumicë që do të determinojë proceset e ardhëshme euroatlantike edhe të maqedonisë, natyrisht të sjellin edhe projekte investuese në hapësirat ku jetojnë shqiptarët” tha Hashim Thaçi, transmeton Tv Koha.

-Bashkimi I forcave në mes partive shqiptare në Maqedoni do të kontribuojë që shqiptarët të jenë më të fuqishëm në Republikën e Maqedonisë.Këtë e deklaroi sot zëvendëskryeministri qeverisë së republikës së Kosovës Hashim Thaçi në takimin e sotëm me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi në selin në Tetovë. Sipas Hashim Thaçit shqiptarët në Maqedoni duhet që të jenë të bashkuar .Ai tha se ata që diskriminojnë shqiptarët janë dhe antievropian .“Është një kënaqësi e veçantë që të takojë gjithmonë kryetarin Menduh Thaçin.Ne diskutuam për format e bashkëpunimit ndërinstitucional por edhe partiak që kemi një traditë të bashkëpunimit të kahershëm.Diskutuam me kryetarin Thaçi për zhvillimet në Kosovë, në Maqedoni, për thellimin dhe afirmimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale ndërpartiake dhe shoqërore.Tani Kosova ka shënuar progres, është njohur nga 108 shtete.Ky progres ndërlidhet edhe me mbështetjen e fuqishme të lidershipit të shqiptarëve në Maqedoni, zotit Thaçi, zotit Ahmeti dhe liderëve të tjerë. Normalisht gjithmonë ka qenë përkushtim i Kosovës, interesimi legjitim I institucioneve kosovare për gjendjen dhe afirmimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni. Unë inkurajoj dy subjektet më të mëdha që të zhvillojnë dialogun e tyre të brendshëm , çelësi I afirmimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë është tek një dialog dhe një marrëveshje mes dy forcave që do të mund të ishin forca më e fuqishme politike në Maqedoni, sepse vetëm me afrimimin dhe integrimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni mund të bëhet Maqedonia Evropiane.Unë mund të them se çdo kush që mban qëndrim antishqiptarë në Maqedoni është qëndrim anti evropian, anti Nato, dhe anti vlerave dhe besimit euroatlantik”, tha Hashim Thaçi, transmeton Tv Koha.

Ai e ka mbështetur këtë qëndrim që të dy subjektet të jenë më të forta.“Unë besoj se zoti Thaçi dhe zoti Ahmeti me urtësinë e tyre, me mençurinë e tyre, me largpamësinë e tyre, me vendosmërinë e tyre do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do të arrijnë mirëkuptimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm që kërkojnë edhe qytetarët dhe natyrisht të përfaqësohen në parlament me një shumcië meritore, me një shumicë të fuqishme, me një shumicë që do të determinojë proceset e ardhëshme euroatlantike edhe të maqedonisë, natyrisht të sjellin edhe projekte investuese në hapësirat ku jetojnë shqiptarët” tha Hashim Thaç, transmeton Tv Koha. Ndërsa kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi tha se PDSH nuk do të jetë pjesë e politikës që është në dëm të shqiptarëve.“Kisha nderin të takon mikun e vjetër të shqiptarëve të Maqedonisë.Biseduam për shumë çështje në mënyrë të hapur.Pranova sugjerimet e Ministrit të Punëve të Jashtme që format e bashkëpunimit mes dy forcave kryesore politike shqiptare duhet të rriten, të shtërngohen dhe të përshpejtohen më tepër. E informova për situatën e pashpresë në Maqedoni, për bllokimin e procesit integrues, për një diskriminim ekonomik të programuar që bën qeveriaI premtova se do të vazhdojë të veprojë politikisht, në asnjë moment nuk do të bëhemi pjesë e avanturave të paqarta të grupimeve politike poashtu të paqarta”, tha Menduh Thaçi.Të dy ranë dakor se bashkëpunimi mes partive shqiptare duhet që të vazhdojë, ndërsa së shpejti pritete që edhe kryetari I PDSH-së të ketë një takim me liderin e PDK-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtmë të Kosovës në Prishtinë.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *