Home / Lajme / Maqedoni / Hashim Thaçi takon Ali Ahmetin në spitalin e Tetovës

Hashim Thaçi takon Ali Ahmetin në spitalin e Tetovës

22 janar-“Sa i përket marrëveshjes së Ohërit mendoj se është duke u implementuar por gjithmonë dëshira e të gjithëve është që të ritet dhe të forcohet kjo dinamikë e implementimit me qëllim që të respektohet në tërësi, sepse Marrëveshja e Ohërit është garanci e paqës dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë”, tha Thaçi, transmeton Tv Koha.

Implementimi i marrëveshjes së Ohërit është në të mirën e stabilitetit të Maqedonisë.Kështë ka theksuar Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës hashim Thaçi pas takimit që ka realizuar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në Spitalin Klinik të Tetovës, ku Ahmeti kurohet nga aksidenti i djeshëm.“Sa i përket marrëveshjes së Ohërit mendoj se është duke u implementuar por gjithmonë dëshira e të gjithëve është që të ritet dhe të forcohet kjo dinamikë e implementimit me qëllim që të respektohet në tërësi, sepse Marrëveshja e Ohërit është garanci e paqës dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë”, tha Thaçi, transmeton Tv Koha.Kryetari i PDK-së dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, nënvizoi se ka realizuar takim me mikun e tij të vjetë dhe bashkëluftarin Ali Ahmeti, të cilit i ka dëshiruar kthim sa më të shpejtë në jetën politike.“Si gjithë shqiptarët edhe në Kosovë e kemi marrë me keqardhje dhe tronditje lajmin për aksidentin që dje i ka ndodhur liderit të shqiptarëve të Maqedonisë Ali Ametit. Sot jam këtu në një vizitë private, vëllazërore, miqësore dhe zyrtare tek zoti Ahmeti për ti uruar shërim sa më të shpejtë, shëndet, jetëgjatë, në kthimin e marrjes së përgjegjësive institucionale dhe politike në afirmimin e të drejtave të shqiptarëve.Me Ahmetin jemi miq të vjetër, bashkëluftëtarë dhe i uroj nga shpirti shërim të shpejtë dhe kthim në përgjegjësitë e tij politike dhe institucionale.Ishte inkurajues përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore dhe mendoj se shëndeti i Aliut është shëndeti i politikës dhe i afirmimit të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Hashim Thaçi.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *