Home / Lajme / Maqedoni / Helmi i Tetovës në nivel alarmues , ministria rrin e qetë

Helmi i Tetovës në nivel alarmues , ministria rrin e qetë

15 dhjetor – Mbrëmë në Tetovë grimcat PM 10 kan qenë 996 diku 20 herë me shumë se sa lejohet . Edhe sa duhet qytetarët e Tetovës të helmohen ?

Ndezja e furrës së madhe në Jugohrom, e cila kohë më parë u mbyll për të zvogëluar nivelin e ndotjes në Tetovë me rethinë, ka bërë që për 5 ditë me radhë ndotja të arrijë maksimumin prej 1000 mikrogram në kub të grimcave PM10.
Tymi që ngulfat tetovarët ka shkaktuar reagime të shumta në opinion.

Analisti Xhelal Neziri i bën thirrje ministrit Nurhan Izairi të jape dorëheqje.
“Aman, ne do i japim rrogë ministrit të Ekologjisë veç le të japë dorëheqje në shenjë pakënaqësie për këtë helmim që i bëhet Tetovës dhe Pollogut në përgjithësi! Në të kundërtën, nuk ka pse të kërkojë vota BDI në këtë rajon, ku ka shpërndarë vetëm helm për 340000 banorët….”, shkruan Neziri.

Ndërkaq, shkrimtari dhe gazetari Bardhyl Zaimi shkruan: “Tash pa politike, pas kesaj Hiroshime me ajrin ne Tetove, pyesim : A ka ndergjegje ministri i ekologjise. A jeton ne Tetove, apo akoma do na bind me pallavra. Kjo situate eshte e llshtarshme per shume brezni o jahu ! Duhet t’i nxisim maqedonet e painteresuar per ajrin te reagojne se per shqiptaret qeveria se levize bithen”.

Profesori universitar Salajdin Saliu e përkrah mendimin e Zaimit. “Po i bashkohem Bardhit. Po ky jahu ministri nuk ka vesh. Dhe syte i jane erresuar nga makuteria. Ky e duron ndotjen. Bile propozoj ta hudhim ne nje kontejner”, shkruan Saliu në profilin e tij.

Ndërkaq, Anita Latifi shkruan: “Edhe Bujar Nishani i rrojti mustaqet. Veç Jugohromit nuk i rruhet për miletin. Filterat s’mund t’ia vem Jugohromit, por mund të ju dërgojmë një grusht ajri të pastër: Struga për Tetovën”.
Kjo ndotje në nivel helmimi ka shkaktuar reagime tjera nga njerëz të profileve të ndryshme. Pjesa më e madhe kërkojnë protesta masive dhe dorëeheqjen e ministrit Izairi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *